Rudina Hajdari: Raporti i OSBE-së i fajëson të gjithë, Reforma Zgjedhore do të hapë debatin publik

Rudina Hajdari: Raporti i OSBE-së i fajëson të gjithë, Reforma Zgjedhore do të hapë debatin publik

TIRANE-Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë Rudina Hajdari thotë se raporti i OSBE-së i fajëson të gjitha palët, ndërsa shprehet se zgjidhja e vetme është reforma zgjedhore që u heq nga dora listat kryeatrëve të partive.

"Arsyeja kryesore që qytetarët shqiptarë në 30 Qershor nuk patën mundësi zgjedhje dhe nuk ishin të përfaqësuar ishte sepse Opozita joparlamentare mori vendimin e paprecedentë të digjte mandatet dhe të mos hynte në zgjedhjet lokale, vendim ky që thelloi krizën politike në Shqipëri dhe i dhuroi Partisë Socialiste plot 61 Bashki.

Raporti fajëson të gjitha krahët politike njësoj për papërgjegjshmërinë e tyre ndaj elektoratit shqiptar, duke mos lënë vend për interpretim. Prandaj, gënjeshtrat në mënyrën se si lexojnë dhe intepretojnë kryetarët e partive Raportin e OSBE ODIHR-it tregon edhe njëherë se sa i kalbur është sistemi ynë politik dhe zgjedhor.

Është pikërisht ky sistem zgjedhor, ku kryetarëve të partisë u jepet pushtet pa limit, duke cënuar demokracinë e brendshme në çdo qelizë të partisë, që e ka sjellë vendin tonë në këtë pikë ku jemi sot, ku njerëzit ndihen të papërfaqësuar vetëm prej tekave personalë të kryetarëve të partive.

Duke parë situatën ku ka degraduar sjellja politike, është e qartë që Reforma Zgjedhore do të jetë i vetmi mjet i drejtë për të adresuar problemet e zgjedhjeve dhe për të hapur debatin publik, për një sistem zgjedhor më të denjë e më përfaqësues për shqiptarët, dhe që konsideron rekomandimet kryesore të OSBE ODIHR-it si: njohja e zgjedhjeve, depolitizimi i komisioneve zgjedhore dhe financimi transparent i partive politike gjatë fushatave" shkruan ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur