Rudina Hajdari rigjen dashurinë, publikon foto me partnerin e ri 2 vite pas divorcit: E bekuar

Rudina Hajdari rigjen dashurinë, publikon foto me partnerin e ri 2 vite pas divorcit: E bekuar

Rudina Hajdari me partnerin e ri

Ish-deputetja e PD Rudina Hajdari, duket se ka rigjetur dashurinë, 2 vite pasi njoftoi divorcin me ish-partnerin e saj.

Ka qenë vetë Rudina Hajdari, e cila ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku ka treguar se po shijon pushimet në jug të Shqipërisë me partnerin e saj të ri.

E ulur në prehrin e tij dhe të dy shumë të qeshur, Rudina shkruan se ndihet e bekuar. 

Kujtojmë se, Rudina Hajdari i dha fund martesës me Muçjon Demirajn dy vite më parë, me të cilin ishte njohur në Neë York në moshë fare të re, më pas aty kanë organizuar edhe dasmën.

Ndarja e tyre u konfirmua edhe nga vetë Rudina, e cila tha se marrëdhënia e tyre ishte ftohur për shkak të vështirësisë së lidhjes në distancë.

“Marrëdhënia në distancë është shumë e vështirë sepse që në vitin 2017 kemi këtë histori që jemi larg njëri-tjetrit. E padyshim që ka krijuar një ftohje në marrëdhënie, por ne mundohemi që të bëjmë më të mirën sepse kemi një vajzë. Kjo e bën marrëdhënien pak më të komplikuar. Duke marrë parasysh që vajza po rritet dhe kupton akoma më shumë, mundohemi që të bëjmë më të mirën të mundshme. Por që largësia bën të veten padyshim. Nuk është njësoj sikur të isha në Amerikë, por që si çdo njeri që ka dëshirë të ndjekë ëndrrat e veta, unë zgjodha këtë rrugë”, rrëfeu Rudina Hajdari dy vite më parë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano