Rudina Hajdari rrëfen si po e përjeton karantinën: E kam të vështirë të shikoj vajzën të mos luajë

Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari në një video mesazh në rrjetet sociale tregon si po i kalon ditët në karantinë dhe shqetësimin për vajzën. "Sot do të flas për një shqetësim që më përket mua besoj dhe për çdo prindi tjetër që ka fëmijë të vegjël dhe mendoj se duhet të jemi të hapur me njëri-tjetrin dhe të kuptojmë që të gjithë po përjetojmë shqetësime të ndryshme sepse vërtetë kemi pasur ndryshime në mënyrën e jetesës. E rëndësishme është që të ruajmë qetësinë dhe të kujdesemi për veten. Ndoshta edhe  ndezja e televizorit shkakton ankth dhe frikë.

Unë mendoj se e gjithë kjo do të kalojë, ku ta ndaj me ju që edhe për mua është e vështirë si prind që të shikoj vajzën time që të qëndrojë e izoluar për më shumë se dy javë në shtëpi, që nuk mundet të shkojë në kopsht apo të luajë tek lodrat. Unë mundohem që çdo ditë brenda kushteve që kemi ta aktivizoj në mënyrë që zhvillimi i saj të mos ndërpritet. Kjo është një fatkeqësi, në e kuptoj që Sihana ka nevojë që të luajë me shokët e saj, të dalë jashtë të marrë ajër të pastër por që më e rëndësishme është që ajo të qëndrojë e shëndetshme dhe të mos sëmuret nga virusi. Për mua është e rëndësishme që të qëndrojmë në shtëpi. Unë tashmë mendoj çdo ditë se çfarë impakti do të ketë tek Sihana mendja e saj kjo eksperiencë.

Ajo e di tashmë që nuk mund të dalë jashtë dhe të ketë kontakt të afërt me persona sepse ja them çdo ditë. Arsyeja që po e ndaj sot këtë me ju është se të gjithë po kalojmë shqetësime të ndryshme dhe kjo gjë nuk na ndan nga njëri-tjetri, por fakti që ne mund ti ndajmë dhe ti shprehim jemi duke përjetuar cdo gjë. Duhet patjetër që të ndërgjegjësohemi duhet të kujdesemi për njëri tjetrin. Do t’ju mbaj të informuar për çdo gjë, uroj që t’ja kaloni sa më mirë dhe që kjo situatë të kalojë sa më shpejt" tha Hajdari.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Joni: 24/03/2020 09:52

    Doli kjo vajza e zagarit qe iku si qen rruges .. yt rrac e poshter

    Përgjigju
  • Xha Sulo: 23/03/2020 19:38

    Kakaris ne qymes edhe ti Hajdari

    Përgjigju
  • Haman mos te ndodhi gje !: 23/03/2020 19:37

    Se vjen me vrape Ai miku i Babait tend Sali Serbi dhe ta ze vendin ne Parlament .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit

VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit