Rudina Hajdari: S'ka reformë zgjedhore në dy faza, rekomandimet dhe sistemi bashkë


Bashkë-kryetarja e reformës zgjedhore Rudina Hajdari nuk lëviz nga kushti që opozita e re nuk voton reformën zgjedhore në dy faza, por kërkon që si rekomandimet e OSBE-se ashtu edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor të votohen së bashku.

Prononcimi i plotë i Rudina Hajdarit
Kemi rënë dakord të bëjmë disa grupe pune për disa nga cështjet, disa për ndryshimin e sistemit për një propozim konkret nga opozita parlamentare, atë që ne do të propozojmë.

Por a do të miratohet në fund reforma zgjedhore edhe pa pëlqimin e PD-së në finale?
Ftesa mbetet e hapur për PD-në dhe të gjitha partitë jashtë sistemit, kemi komunikim me disa nga kolegët dhe të donim të dorëzonin propozimet e tyre, që të ishte me konsensus të gjerë edhe partitë jashtë, pasi ky ndryshim, reformë bëhet për shqiptarët. Reforma të jetë tërësore. Nuk do të ketë reformë me dy faza, për këtë të jeni të qartë dhe për këtë kemi rënë dakord. Do të merremi edhe me rekomandimet e OSBE-së, por edhe për ndryshimin e sistemit, por kur të vijë momenti i miratimit do të jetë bashkërisht. Opozita parlamentare ka vetëm një qëllim; ndryshimi i sistemit, ta shembim këtë dhe qytetarët të votojnë përfaqësuesit e tyre dhe jo partitë politike.

PD-ja kërkon largimin tuaj, a jeni dakord të vetësakrifikoheni?
Ne kemi një objektiv, do të bëjmë cdo gjë në shërbim të kësaj, do të shikojmë mos të shmangim vëmendjen, kemi një vendim të rëndësishëm për çeljen e negociatave. Nëse nuk hapim negociatat do të jemi në një pozicion shumë të vështirë. Sot ka dy synime, futja në BE dhe ndryshimi i sistemit.

A ka kohë deri në fillim të dhjetorit të miratohen edhe propozimet tuaja edhe rekomandimet e OSBE-se?
Ne duam produktin dhe jo kohën. Afatet i vendosim ne sepse ne u shërbejmë shqiptarëve.

Po Gjermania i vendos se ajo vendos për negociatat....
Ky është opinioni juaj

Është kusht i pa plotësuar
Po të jeni më të vëmendshëm dhe të duruar, e të qetë, javën tjetër do të jepet vendimi


Lajmi kryesor:

'Zgjedhorja'/ Gjiknuri: Brenda dhjetorit gati miratimi sipas OSBE-së! Hajdari: S'votojmë reformë në dy faza


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar