'Zgjedhorja'/ Gjiknuri: Brenda dhjetorit gati miratimi sipas OSBE-së! Hajdari: S'votojmë reformë në dy faza

TIRANE-Shumica socialiste dhe opozita parlamentare janë të ndarë për mënyrën e miratimit të reformës zgjedhore, megjithatë nga mbledhja e tretë që u zhvillua sot kanë arritur dakordësinë për ngritjen e grupeve të punës për diskutimin e të gjitha cështjeve. Bashkë-kryetari socialist Damian Gjiknuri u shpreh në përfundim të mbledhjes së reforma do të miratohet me dy faza, së pari rekomandimet e OSBE-së që sipas tij do të jenë gati deri në dhjetor, pasi i kërkon BE-ja për negociatat dhe më pas në fazën e dy sistemi, reforma e partive, financimi dhe vota e emigrantëve plus cështje të tjera.

Por Rudina Hajdari, që është bashkëdrejtuese nga opozita parlamentare tha se nuk do të votojë reformën në dy faza duke u shprehur qartë se 'rekomandimet e OSBE-së dhe ndryshimi i sistemit elektoral duhet të miratohen bashkë'. Gjermania ka vendosur kusht reformën sipas rekomandimeve të OSBE-së për negociatat, por Hajdari tha se 'Ne duam produktin dhe jo kohën. Afatet i vendosim ne sepse ne u shërbejmë shqiptarëve'.

E pyetur se nëse hapen negociatat presioni i kohës është i madh për miratimin e rekomandimeve të OSBE-së, Hajdari tha se 'duhet të jemi të qetë, pasi vendimi për negociata jepen javën tjetër'. Gjatë fjalës së tij për mediat, pasi doli nga mbledhja Damian Gjiknuri tha se do të ketë një tjetër tryezë me Partinë Demokratike për të diskutuar reformën zgjedhore, pasi nuk e njeh komisionin. "Meqë nuk e kemi PD-në dhe ata nuk morën pjesë, do i diskutojmë në një tavolinë më të gjerë, meqë nuk ishin aty, dhe cdo rekomandim që të diskutohet të përtej këtij komisioni'. Deputeti socialit ka hequr dorë nga vetësakrifikimi për drejtimin e komisionit të reformës, pasi e cilësoi si objektiv të ezauruar. "U ezaurua, PD-ja nuk e ka më në objektiv, ka të tjera" përfundoi ai. 

Kjo mbledhje vjen pas tryezës së thirrur nga OSBE, ku e pranishme ishte edhe opozita parlamentare, në të cilën propozoi ngritjen e një strukture të posaçme edhe me prani ndërkombëtare për këtë reformë. Reforma zgjedhore është një nga dy kushtet e Gjermanisë për nisjen e negociatave dhe kryeministri Edi Rama i shtriu edhe njëherë dorën për dialog opozitës. Por Lulzim Basha i vendosi kushte. Pesë pikat e dërguara nga opozita për zgjidhjen e krizës politike, kanë në thelb Reformën Zgjedhore. Por kryeministri Rama deklaroi se reforma zgjedhore është kusht për negociatat dhe koha nuk pret prandaj shumica do të miratojë draftin sipas rekomandimeve të OSBE-së. Drafti i PS-së së 2018 që pranon kushtet kryesore të PD-së dhe OSBE-ODIHR-it. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:06
Rudina Hajdari: S'ka reformë zgjedhore në dy faza, rekomandimet dhe sistemi bashkë


Bashkë-kryetarja e reformës zgjedhore Rudina Hajdari nuk lëviz nga kushti që opozita e re nuk voton reformën zgjedhore në dy faza, por kërkon që si rekomandimet e OSBE-se ashtu edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor të votohen së bashku.

Prononcimi i plotë i Rudina Hajdarit
Kemi rënë dakord të bëjmë disa grupe pune për disa nga cështjet, disa për ndryshimin e sistemit për një propozim konkret nga opozita parlamentare, atë që ne do të propozojmë.

Por a do të miratohet në fund reforma zgjedhore edhe pa pëlqimin e PD-së në finale?
Ftesa mbetet e hapur për PD-në dhe të gjitha partitë jashtë sistemit, kemi komunikim me disa nga kolegët dhe të donim të dorëzonin propozimet e tyre, që të ishte me konsensus të gjerë edhe partitë jashtë, pasi ky ndryshim, reformë bëhet për shqiptarët. Reforma të jetë tërësore. Nuk do të ketë reformë me dy faza, për këtë të jeni të qartë dhe për këtë kemi rënë dakord. Do të merremi edhe me rekomandimet e OSBE-së, por edhe për ndryshimin e sistemit, por kur të vijë momenti i miratimit do të jetë bashkërisht. Opozita parlamentare ka vetëm një qëllim; ndryshimi i sistemit, ta shembim këtë dhe qytetarët të votojnë përfaqësuesit e tyre dhe jo partitë politike.

PD-ja kërkon largimin tuaj, a jeni dakord të vetësakrifikoheni?
Ne kemi një objektiv, do të bëjmë cdo gjë në shërbim të kësaj, do të shikojmë mos të shmangim vëmendjen, kemi një vendim të rëndësishëm për çeljen e negociatave. Nëse nuk hapim negociatat do të jemi në një pozicion shumë të vështirë. Sot ka dy synime, futja në BE dhe ndryshimi i sistemit.

A ka kohë deri në fillim të dhjetorit të miratohen edhe propozimet tuaja edhe rekomandimet e OSBE-se?
Ne duam produktin dhe jo kohën. Afatet i vendosim ne sepse ne u shërbejmë shqiptarëve.

Po Gjermania i vendos se ajo vendos për negociatat....
Ky është opinioni juaj

Është kusht i pa plotësuar
Po të jeni më të vëmendshëm dhe të duruar, e të qetë, javën tjetër do të jepet vendimi

Ora 12:03
Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Brenda dhjetorit adresojmë rekomandimet e OSBE-së

Prononcimi i plotë i Damian Gjiknurit
Brenda një jave ekspertët do të paraqesin draftet e para për të adresuar rekomandimet e OSBE-së. Opozita ka të drejtën e propozimit për sistemin zgjedhor që do të adresohet paralelisht me rekomandimet e OSBE-së. Ne e bëmë të qartë që cështja e sistemit, vota e emigrantëve apo të tjerë të komplikuar do të duan më shumë kohë, ne duam që brenda dhjetorit të mbyllim cështjet që kanë të bëjnë me rekomandimet. Meqë nuk ekmi -PD dhe ata nuk morën pjesë, do i diskutojmë në një tavolinë më të gjerë, meqë nuk ishin aty, dhe cdo rekomandim që të diskutohet të përtej këtij komisioni.

Nëse PD-ja do ta bojkotojë?
PD nuk ka sjellë propozime, në cdo draft që do të diskutojmë natyrshëm edhe ata kanë të drejtë të bëjnë propozime si shoqëria civile, komente dhe vërejtje.

Duke qenë se reforma zgjedhore është kusht, do i shkoni deri në fund edhe pa praninë e PD-së?
Ne i kemi kërkuar PD-së të gjejë cdo forme komunikimi, cdo propozim edhe pa qenë pjesë e komisionit, ne jemi gati që ato propozime që janë në përputhje me rekomandimet ti marrim në konsideratë, por të jenë sipas rekomandimeve të OSBE-së. PD-ja nuk është në parlament, komisioni do të paraqesë një draft dhe vetëm Kuvendi miraton ligjet.

Reforma do të ndahet në dy pjesë, opozita në Kuvend është dakord?
Jo nuk janë dakord, insistojnë për cështjen e sistemit zgjedhor. Por Shqipëria ka disa prioritete që lidhen me negociatat. Ne kemi vullnetin për ta parë cështjen e sistemit. Por komisioni filloi ta trajtojë cështjen dhe javë pas jave do të miratojmë paketa.

Jeni gati të diskutoni edhe për strukturën e posaçme të PD?
Nëse PD-ja zgjedh rrugë komunikimi apo ka propozimet e saj jemi gati ti marrim parasysh, tryeza me PD është përtej kodit, është e natyrës politike. Unë besoj që brenda dhjetorit kemi mundësi ti adresojmë cështjet që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE-së.

Do të ketë ftesë tjetër për PD-në?
Ftesa është permanente për PD-në

Do të vetësakrifikoheni?
U ezaurua, PD-ja nuk e ka më në objektiv, ka të tjera.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë