Rudina Hajdari: Stop modelit të vjetër, dorëzimi i mandateve nga opozita nuk është zgjidhje
Rudina Hajdari me ambasadoren gjermane në Tiranë, Sussane Shütz
Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari që nuk pranoi që të dorëzonte mandatin dhe më pas u përjashtua nga partia ka zhvilluar një takim me ambasadoren gjermane në Tiranë, Sussane Shütz. Pas takimit në një postim në rrjetet sociale, Hajdari kërkon përgjegjshmëri nga opozita dhe qeveria për të kaluar krizën institucionale që ka mbërthyer vendin pas largimit të opozitës nga parlamenti.
Postimi i plotë i Rudina Hajdarit
Takim me Ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Znj. Sussane SHÜTZ.
Diskutuam për situatën e vështirë dhe shumë delikate në të cilën ndodhet vendi dhe institucionet Shqiptare aktualisht. Miqtë tanë Evropianë dhe Gjermanë janë tepër të shqetësuar për krizën politiko-institucionale në vend ashtu sikurse është i shqetësuar çdo qytetar Shqiptar. BE kërkon me të drejtë përgjegjshmëri të lartë dhe integritet nga politikanët Shqiptare, nga qeveria dhe opozita.
Është e papranushme që politika në tërësi të vazhdojë me modelin e vjetër që nuk përfaqëson aspak qytetarët Shqiptarë, aspiratat, qëllimet dhe vlerat e tyre. Dorëzimi në bllok i mandateve nga ana e opozitës nuk është zgjidhje ashtu siç nuk është aspak zgjidhje arroganca qeveritare. Sjellja e politikës Shqiptare sot është modeli më i keq i mundshëm që po i ofrojmë qytetarëve Shqiptarë dhe sidomos të rinjëve.
Nuk mund të rrimë duar-kryq dhe të presim që ky ngërrç i paprecedent politiko-institucional të zgjidhet vetë. Situata mund të agravojë kur aktorët nuk vlerësojnë siç duhet rrethanat. Të gjithë aktorët kanë detyrimin që të reagojnë sa më parë për të orientuar një zgjidhje politike të gjithëpranueshme për krizën e paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria, për një zgjidhje që siguron në radhë të parë interesin qytetar dhe kombëtar, pa ceduar demokracinë me qëllim që të ndikojmë pozitivisht të ardhmen e Shqipërisë dhe anëtarsimin e saj në BE.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
88.9%
-
Jo
9.4%
-
Nuk e di
1.7%
Vota total: 13302
Lajme të tjera
-
Rudina Hajdari tregon bisedën me ‘personin A’, Agron Neza
4 Shkurt, 12:51
-
Rudina Hajdari konfirmon ndarjen nga ish-bashkëshorti, tregon raportin që ka me të sot
18 Dhjetor 2022, 11:42
-
Rudina Hajdari konfirmon divorcin, flet ish deputetja pa dorashka dhe tregon çfarë marrëdhënie ka sot me ish-bashkëshortin
19 Nëntor 2022, 08:09
-
Kritikat ndaj Berishës, Hajdari zbulon në Report Tv marrëdhënien me ish-kryeministrin: S’më ka mbajtur inat! Do protestojmë deri në rrëzimin e Ramës
15 Nëntor 2022, 18:00
-
E ngarkuara e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Procesi i Berlinit nuk duhet të dublohet
11 Tetor 2022, 08:00
-
Kriminaliteti, ish deputetja Hajdari: Shqiptarët po ikin të gjejnë shpëtim nga kjo klikë skandaloze! Ja ç’thotë sondazhi
23 Shtator 2022, 10:59
-
Financimet ruse në PD, Hajdari: Kushdo që është përgjegjës të hetohet! Lidershipi? Berisha do mjekojë plagët që la Basha
21 Shtator 2022, 12:41
-
'Shteti i ka lekët por duhet të ndalojë vjedhjen', Rudina Hajdari: Pedagogët dhe studentët të takohen jo në auditorë, por në shesh
20 Shtator 2022, 19:33
-
24 vite nga vdekja e Azem Hajdarit, Rudina kujton të atin: Pashë në makinë këmishën e gjakosur, çfarë më tha sapo më pa
12 Shtator 2022, 19:11
-
Homazhet për Azem Hajdarin, Rudina Hajdari: Ishte ndër figurat më të pastra që i shërbeu Shqipërisë
12 Shtator 2022, 12:47
-
'Sa herë shkonte te busti thoshte gjyshi!' Rudina tregon si e ‘ka prezantuar’ të bijën me Azem Hajdarin
8 Korrik 2022, 08:46
-
Hajdari në ‘Repolitix’: Shqipëria nuk ka patur progres për integrimin drejt BE-së! Ballkani i Hapur do vërë në pikëpyetje rrugëtimin tonë në union
22 Qershor 2022, 22:51