Rudina Hajdari takon aktorin Arnold Schwarzenegger në Vjenë: Nuk ka nevojë për prezantim

Rudina Hajdari takon aktorin Arnold Schwarzenegger në Vjenë: Nuk ka nevojë për prezantim

Rudina Hajdari takohet me aktorin Arnold Schwarzenegger

Deputetja Rudina Hajdari, ka marrë pjesë së fundmi në një darkë të organizuar nga Delegacioni i Kongresit Amerikan në Vjenë të Austrisë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Gjatë këtij eventi, Hajdari ka takuar edhe aktorin e njohur Arnold Schwarzenegger, me të cilin ka ndarë në rrjetet sociale edhe disa foto, ndërsa e shoqëron me mbishkrimin: 'Nuk ka nevojë për prezantim.'

Në kuadër të kësaj Asambleje, Hajdari ka takuar edhe senatorin Ben Cardin dhe Senatorin Roger Wicker, me të cilët thotë se diskutuan rreth Ballkanit veçanërisht rreth Kosovës dhe Shqipërisë.

'Në drekën e organizuar nga Delegacioni i Kongresit Amerikan në Vienë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Bashkë me Senatorin Ben Cardin dhe Senatorin Roger Wicker diskutuam rreth Ballkanit veçanërisht rreth Kosovës dhe Shqipërisë. Lufta kundër korrupsionit ishte kryefjala e të gjithëve bisedave si mënyra më e mirë për fuqizuar institucionet dhe qytetarët tanë.'- shkruan Hajdari.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë