Hajdari takon Soreca-n: Mora mbështetjen për Ref. Zgjedhore, nevojë për një sistem të ri

Hajdari takon Soreca-n: Mora mbështetjen për Ref. Zgjedhore, nevojë për një sistem të ri

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari ka takuar sot ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe atë Gjerman në Tiranë, Peter Zingraf. Hajdari shkruan në rrjetin e saj social Twitter se gjatë takimit ka marrë mbështetjen e ambasadorit për Reformën Zgjedhore.

"Sot falenderova Ambasadorin Luigi Soreca për mbështetjen e tij për Reformën Zgjedhore dhe shpreha nevojën për një sistem të ri zgjedhor, më gjithëpërfshirës dhe më demokratik", shkruan Hajdari pas takimit me Soreca-n. Sa i takon takimit me ambasadorin Gjerman, Hajdari shkruan  "E lumtur që pata mbështetjen e Ambasadorit Gjerman, z. Peter Zingraf,  për Reformën Zgjedhore pasi i shpjegova të gjitha objektivat e opozitës parlamentare për këtë reformë. 

Hajdari është bashkëkryetare e Komisinit për Reformën Zgjedhore, komision i përbërë nga opozita parlamentare dhe mazhoranca. Opozita jashtë parlamentare nuk ka anëtarë në komisionin e reformës zgjedhore, por kryeministri Rama i ka dhënë të drejtën e vetos për kodin e ri zgjedhor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi/ Korreshi: Shqiptarët nuk marrin dot pronat, legalizimet për vota! ju rilindët varfërinë, Noc Rrokun u keni dhënë shqiptarëve

Kuvendi/ Korreshi: Shqiptarët nuk marrin dot pronat, legalizimet për vota! ju rilindët varfërinë, Noc Rrokun u keni dhënë shqiptarëve