Basha dha sinjale dialogu, Gjermania kërkon miratimin e Reformës Zgjedhore, Gjiknuri: Brenda shtatorit tryeza

Gjermania kërkon nga Shqipëria që të mos humbet kohë për miratimin e reformës së re zgjedhore. Ambasadori i ri i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf ka zhvilluar një takim me bashkëkryetarin e reformës zgjedhore Damian Gjiknuri.

Teksa ka publikuar foton e takimit me ambasadorin gjerman, Gjiknuri thotë se ka rënë dakord me Rudina Hajdarin, që është bashkëkryetare e komisionit që këtë muaj të organizojnë një tryezë gjithëpërfshirëse mbi çështjet e sistemit zgjedhor.

"Me ambasadorin Peter Zingraf i cili ritheksoi interesimin maksimal të Gjermanisë për reformën zgjedhore. Diskutuam mbi ecurinë e deritanishme të këtij procesi, gatishmërinë e mazhorancës për të krijuar hapësirat e bashkëpunimit për opozitën parlamentare ashtu edhe atë joparlamentare.

Në kuadër të adresimit të kërkesave të opozitës parlamentare, me bashkëkryetaren e komisionit zj.Rudina Hajdari jemi dakordësuar të organizojmë brenda Shtatorit një tryezë gjithëpërfshirëse diskutimi mbi çështjet e sistemit zgjedhor" shkruan Gjiknuri.

Ndërkohë që ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt zhvilloi sot një takim me kryetaren e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë Rudina Hajdari, që është edhe bashkëkryetare e Reformës Zgjedhore me fokus këtë cështje.

Duket se reforma zgjedhore do të jetë edhe pikënisja e dialogut mes shumicës dhe opozitës për kapërcimin e krizës politike në vend, pasi pak ditë më parë kryeministri Rama i shtriu dorën për dialog Lulzim Bashës, ndërsa kreu demokrat dha sinjale pozitive kur tha se kjo cështje është prioritet për PD-në.

Opozita jashtë parlamentare nuk ka anëtarë në komisionin e reformës zgjedhore, por kryeministri Rama i ka dhënë të drejtën e vetos për kodin e ri zgjedhor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi