Rudina Hajdari takon zyrtarin e lartë amerikan: SHBA, engjëlli mbrojtës i Shqipërisë

Rudina Hajdari takon zyrtarin e lartë amerikan: SHBA, engjëlli mbrojtës i Shqipërisë

Deputetja demokrate, që u përjashtua nga PD-ja, pasi nuk pranoi që të digjte mandatin, Rudina Hajdari ka zhvilluar një takim ditën e sotme me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) Jonathan Moore. Deputetja demokrate shkruan në Facebook se në qendër të vëmendjes gjatë takimit ka qenë situata politike në të cilën ndodhet vendi, pas daljes së opozitës nga Parlamenti.

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit
Sot zhvillova një takim me Z. Jonathan Moore, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit për Organizatat Ndërkombëtare. Departamenti Amerikan i Shtetit ka në vëmendje të veçantë situatën e pazakontë politike në të cilën gjendet vendi ynë aktualisht. Shqipëria është prej më shumë se dy dekadash anëtare e Këshillit të Evropës, prej 10 vitesh anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe aspiron që së shpejti të jetë anëtare Bashkimit Evropian.

Të gjithë ingredinetët diktojnë domosdoshmërinë për rivendosjen e rendit Kushtetues dhe Shtetit të së Drejtës. Qytetarët Shqiptarë meritojnë dhe duhet të gëzojnë paqe sociale, rend dhe siguri, sundim të ligjit, politika afat-gjata zhvilluese, progres ekonomiko-social, integritet institucional, përgjegjshmëri dhe mirëqeverisje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë për çdo qytetar Shqiptar aleatët e bekuar të Shqipërisë që na janë gjendur pranë në sfida jetike të përmasave historike si engjell mbrojtës duke na udhëzuar në zgjidhje të dobishme dhe largëpamëse që nxjerrin faqebarrdhë Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Aktorët politik kanë përgjegjësinë që të angazhohen një orë e më parë në mënyrë serioze, të sinqertë dhe profesionale për të orientuar një zgjidhje politiko-institucionale afatgjatë në frymën e Kushtetutës që të jetë e gjithëpranueshme për t’i dhënë fund krizës së paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria, me objektiv për të siguruar një zgjidhje që garanton në radhë të parë interesin e qytetarëve dhe të kombit për forcimin demokracisë dhe aspiratës Evropiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë