Rudina Hajdari tregon bisedën me ‘personin A’, Agron Neza

Rudina Hajdari tregon bisedën me ‘personin A’, Agron Neza

Ish-deputetja, Rudina Hajdari

TIRANË- Një ndër figurat nga Partia Demokratike që ka takuar “personin A”, që është Agron Neza, i përmendur në aktakuzën e Charles McGonigal është edhe ish deputetja, Rudina Hajdari. Në debatin me analistin nga Kosova, Milaim Zeka, ajo ka deklaruar se ky takim është bërë pasi Neza ka qenë një mik i babai i të saj, e ndërsa sipas saj, kjo gjë po bëhet me qëllim që të hiqet vëmendja nga takimet që Rama ka pasur me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.

Milaim Zeka: Këto dokumente të falsifikuara me vulën e FBI dhe CIA-s, janë përdorur nga një person në Bruksel me emri Faik Imeri i cili i ka futur të gjithë në lojë dhe ka kërkuar deri në 10 mln euro shpërblim nga biznesmenë të Kosovës, për t’i hequr nga listat e zeza. Ky njeri është thirrur nga shefi i FBI. Por kjo është duke u hetuar nga FBI dhe CIA. Ky person i ka shantazhuar shumë biznesmenë. Ka shantazhuar grupin e kompanisë Devolli, njerëzit më të fuqishëm në Kosovë. I gjithë ky grup, në verën e vitit të kaluar kanë ngrënë darkë në Dhërmi me një zyrtar të lartë të PD. Duçka, Neza dhe Charles McGonigal kanë qenë në Dhërmi dhe janë takuar me përfaqësues të opozitës së Shqipërisë.

Kush janë përfaqësuesit e opozitës?

Milaim Zeka: Rudina Hajdari është takuar edhe me zotin Neza edhe me zotin Duçka. Nëse drejtësia amerikane e provon që paratë e dhëna nga Neza janë dhënë për të shkatërruar opozitën në Shqipëri, ajo shtë vepër penale.

Rudina Hajdari: Ju e thatë me një tension të qëllimtë. Zoti Neza ka qenë mik i babait tim dhe e kam takuar vetëm për këtë histori, më ka rrëfyer kujtimet me babain tim. Jam kurioze të di çdo gjë rreth babait tim dhe të asaj që ka ndodhur atëherë. Dihet që ai ka qenë mik i Azem Hajdarit. Për asnjë punë tjetër. Ka takuar plot e përplot njerëz nëpër Tiranë. Në Dhërmi nuk ka qenë zoti McGonigal, jam e sigurt. 

Duhet të na shqetësojë fakti që kryeministri i vendit ka përdorur postin e tij politik për të shfrytëzuar dhe dëmtuar opozitën. Kjo duhet hetuar plotësisht jo vetëm nga prokuroria amerikane që po e bën, por edhe SPAK duhet të bashkëpunojë me ata amerikanë, për ta zbardhur tërësisht këto që kanë ndodhur, se kryeministri shqiptar ka shkelur ligjin. Ka shpërdoruar postin e kryeministrit për interesa personale për të çuar përpara agjendën e vet personale. Unë jam takuar me zotin Neza se ka qenë mik me babin tim. Kisha kuriozitet rreth asaj që ka ndodhur atë periudhë.

Milaim Zeka: Nuk po them se Rudina Hajdari ka bërë vepër penale pse është takuar me Agron Nezën. Ata njerëz që nuk janë takuar për qëllime të këqija me Agron Nezën, me shefin e FBI dhe me zotin Duçka, nuk kanë pse ta fshehin. Unë jam takuar me të gjithë këta dhe çdo bisedë e kam të regjistruar. Kam patur mision të takohem me ta. Cili ka qenë misioni im? Ka qenë misioni i gazetarit.

M.q.s i keni regjistruar, e keni pyetur për takimin me Ramën, Nezën dhe McGonigal?

Milaim Zeka: Unë e kam pyetur zotin Neza, m.q.s më është prezantuar si person i FBI, më ka prezantuar edhe McGonigal. E kam pyetur kush është ky njeri në Bruksel që paraqitet me pseudonimin “Florjani” që po mashtron dhjetëra njerëz në emër të CIA-s amerikane. Unë i kam dërguar një foto të këtij personi zotit Neza. Brenda disa minutave foto ka arritur te Faik Imeraj në Bruksel. Unë këtu e kam zbuluar rrjetin. I vetmi njeri në këtë botë që kam fotografuar personin në Bruksel, kam qenë unë. Personi që e dërgoi fotografinë ka qenë Agron Neza. Agron Neza këtu ka rënë në kurth. Personi në Bruksel, sipas shërbimit informativ të Kosovës, ndërkombëtare dhe amerikane, ky “Florjani” (Faik Imeraj) ka qenë i rekrutuar nga BIA serbe.

Rudina Hajdari: Duhet të ndërhyj pak se po flitet për çështje që s’kanë asnjë interes për shqiptarët. Po bëni lojën e Edi Ramës. Po devijoni debatin dhe nuk po fokusohemi aty ku duhet. Kryeministri i Shqipërisë është cituar 14 herë në aktpadi, një skandal i paraparë ndonjëherë. Këtu ka një person që po bashkëpunon me FBI dhe e di mirë këtë histori, mund të ketë një tradhtar që po bashkëpunon për të treguar detaje intime sa i takon këtyre aferave. Edi Rama është shumë i frikësuar në këto momente, besoj. Ka përdorur postin e tij për arsye personale, për të dëmtuar dhe kapur opozitën. 

Dhe të gjitha këto duhet të shkojnë para drejtësisë shqiptare. Rama doli në disa Tv dhe mohoi përfshirjen e tij apo dhe hetimin e tij nga drejtësia amerikane. Jo vetëm që do të hetohet, por ai po përdor postin e tij, imunitetin si kryeministër, për të ruajtur privatësinë e tij që kur të bëhet hetimi, ka ligj Amerika i cilin i mbron njerëzit publik. Në rastin e zotit Rama që përdor postin për të mbrojtur veten e tij, vetëm e vetëm duke thënë që e cenon sigurinë e tij personale. Sot që flasim Edi Rama ka shkelur ligjin shqiptar dhe ka përdorur postin kryeministror kundër opozitës, kundër demokracisë shqiptare.

Milaim Zeka: Foli Edi Ramës, por jo mua.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori