Prezantuesja Rudina Magjistari, e cila vetëm pak javë më parë është bërë nën e një vogëlusheje me emrin Mia, e ka parë të arsyeshme të reagojë pas fjalëve të personazhit të "Aldo Morning Show", Hermes Nikaj.
"Zogu i Tiranës", i cili ka botuar një libër me intervista që sipas tij i ka marrë femrave të famshme shqiptare, zgjodhi të vendosë në kopertinë Rudina Magjistarin, të cilës tha se i kishte marrë dhe një intervistë.
Por e vërteta është krejt ndryshe. Zogu i Tiranës ka marrë pjesëza në internet ku Rudina ka folur në intervista të tjera dhe i ka bërë bashkë. Kjo gjë me sa duket nuk i ka pëlqyer prezantueses së "Takimi i Pasdites", ndaj përmes gazetës Panorama, veç përgënjeshtrimit që i bën Zogut, i jep atij edhe një mesazh që do t'i duhet në profesion.
"E vërteta është se Hermesi nuk më ka kërkuar një intervistë të tillë, sepse nëse do ma kishte kërkuar, mund të kishim bërë diçka. Ndaj nisur nga fakti që ai i ka hyrë gazetarisë si profesion, pasi punon në një media, dua t'i jap një këshillë se nuk është kjo mënyra e duhur që ka zgjedhur për t'u bërë gazetar, pra duke gënjyer. Ky profesion, kërkon të jesh i vërtetë dhe profesionist", shprehet Rudina Magjistari.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com