Ruheshin në një garazh në Londër, zbulohen litografitë e firmosura të Salvador Dali

Ruheshin në një garazh në Londër, zbulohen litografitë e firmosura të Salvador Dali

Litografitë e zbuluara

Dhjetë litografi të firmosura të Salvador Dali janë gjetur brenda një garazhi në Londër, ku ruheshin prej më shumë se gjysmë shekulli.

Pikturat shumëngjyrëshe u zbuluan teksa një ekspert që merret me ankandet u thirr që të paraqitej në një pronë në Mayfair, Londër për të ndihmuar një person me vlerësimin e disa relikeve.

Por vizita u kthye në një surprizë të vërtetë kur hynë në garazhin të klientit, identiteti i të cilit nuk dihet, shkruan CNN.

“Ishte një zbulim i mahnitshëm” tha eksperti, Chris Kirkham.

Përveç 10 litografive të Dalí që janë përgjithësisht një përzierje skenash mitologjike dhe alegorike, ka edhe 5 të tjera nga piktori, gdhendësi, ilustruesi dhe skulptori francez, Theo Tobiasse.

Mendohet se asokohe pikturat janë blerë për 500 paund ndërsa tashmë secila prej tyre mund të shitet për të njëjtën shumë kur të dalin në ankand më 30 shtator.

“Dali dhe Tobiasse janë shumë të vlerësuar dhe çdo gjë që lidhet me ta kërkohet tepër”, është shprehur drejtori i shtëpisë së ankandeve Hansons Richmond.

“Këto litografi janë një mënyrë më pak e kushtueshme për të siguruar një kopje të firmosur”, shtoi ai

Dali ishte një surrealist i lindur në Figueres, Katalonjë më 1904 dhe ndërroi jetë në 1989.

Piktori njihet për veprat e çuditshme me orë që shkrijnë dhe karavidhe të kuqe.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Nis shorti, 36 skuadra mësojnë rivalët në Champions League! Formati i ri me shumë ndryshime

Nis shorti, 36 skuadra mësojnë rivalët në Champions League! Formati i ri me shumë ndryshime