Ruiz shtang botën e boksit, Anthony Joshua pëson disfatën e parë në karrierë (VIDEO)

Sporti i boksit është shokuar të shtunën në mbrëmje pasi kampioni i botës në pesha të rënda Anthony Joshua ka pësuar humbjen e parë në karrierën e tij. Ajo që përbën më shumë çudi është fakti se kundërshtari meksikan Andy Ruiz mendohej se do të dorëzohej që në raundet e para, por e kundërta ndodhi.

29-vjeçari që paragjykohej për pamjen e jashtë e dominoi nga fillimi në fund përballjen në Medison Square të New York-ut, ndërsa në raundin e shtatë arriti t’i jeptë fund britanikut. Joshua fillimisht mori një seri goditjesh në këtë raund, por përkohësisht arriti t’i përballonte. Gjithsesi në pak sekonda pas inkursionit të dytë të Ruiz, britaniku u mposht me ‘KO teknik’.

Një disfatë që i kushton rëndë Joshua-s, pasi dorëzoi te kundërshtari titujt kampion të WBA, WBO, IBO dhe IBF. Për Ruiz fitorja kundër Joshua ishte shumë e rëndësishme, pasi e bëri 29-vjeçarin të parin meksikan që fiton këto tituj në kategorinë e peshave të rënda.

Tani nga Joshua dhe të gjithë fansat e tij në botë pritet hakmarrja, ndaj duke u bazuar në kontratë personat përgjegjës nga ekipi anglezit kanë kërkuar revanshin, me ndeshjen që sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në ishull në gjysmën e dytë të këtij viti./ Përgatiti Ernest Koçi

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja