BUKURESHT, 19 gusht /ATSH-AFP/ - Kryeministri rumun,Viktor Ponta ka bërë disa tolerime në lidhje me lehtësimin e barrës fiskale, një veprim i kritikuar nga ana e kreditorëve ndërkombëtarë në sfondin e mosmarrëveshjeve brenda maxhorancës, disa ditë para debatit vendimtar në Parlament.
Mbetet një çështje vendimtare miratimi i kodit fiskal nga ana e parlamentit javën e ardhshme, me një TVSH të reduktuar në 20 për qind dhe jo 19 për qind, siç është rekomanduar deri më tani nga qeveria, deklaroi Ponta në fillim të takimit të përjavshëm të Këshillit të Ministrave.
"Kam biseduar për këtë çështje edhe me presidentin, Klaus Iohannis me shpresën se Kuvendi do të marrë parasysh mendimin tonë", shtoi ai.
Ky ndryshim vjen ndërsa koalicioni i qendrës së majtë që ai drejton po përballet me një sërë mosmarrëveshjes javët e fundit, zëvendëskryeministri dhe kryetar i një partie të vogël aleate me qeverinë, Gabriel Oprea ka shprehur qëndrime të kundërta për shumë çështje të rëndësishme./












