"Ne kemi detyrën të informojmë opinionin publik mbi të gjitha ato që ne dimë në raport me këtë dosje", deklaroi Ponta gjatë një konference për shtyp.
Sipas tij, i takon presidentit të sapo zgjedhur, Klaus Iohannis, që të organizojë një mbledhje të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes për të kërkuar akses në tërësinë e raportit të Senatit amerikan mbi CIA-n, sikurse synon të bëjë polonia.
Sipas raportit të Senatit amerikan, në total 119 të burgosur u kapën dhe u burgosën në vende të cilësuara si të "zeza", në vende të paidentifikuara, por ku me shumë mundësi janë të përfshira Tajlanda, Afganistani, Rumania, Polonia dhe Lituania./
/G.S/ a.jor.