BUKURESHT, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ - Rusia përbën kërcënimin kryesor për stabilitetin e rajonit për shkak të varësisë së vendeve nga importet e gazit rus, deklaroi sot kryeministri rumun, Victor Ponta.
"I qëndroj mendimit se Rusia përbën kërcënimin kryesor për stabilitetin e rajonit më tepër përsa i përket termave energjitik sesa termave ushtarakë", deklaroi Ponta në një takim me tre agjenci ndërkombëtare të shtypit.
"Të gjitha vendet e rajonit varen pak a shumë nga importimet e gazit", nënvizoi ai.
"Edhe pse ajo importon nga 'Gazprom'-i vetëm 15-20 për qind të konsumit të saj të gazit gjatë periudhës së dimrit, Rumania mendon se zgjidhja më e mirë për të gjithë do të ishte krijimi i një "Bashkimi Evropian të Energjisë", kërkuar veçanërisht nga ish-kryeministri polak dhe presidenti aktual i Këshillit Evropian, Donald Tusk", theksoi Ponta./
/ec/ a.jor.








