Rumania po përjeton oshilacione përsa i përket rasteve të reja me Covid, gjë e cila ka frikësuar shumë nga ata të cilët mendojnë se ky është vetëm fillimi i një vale të re Covid
Të premten vendi regjistroi 2,343 raste të reja dhe 53 vdekje. Ky ishte rekordi i ri ditor dhe dita e tretë me radhë që vendi regjistroi më shumë se 2,000 raste të reja.
Kryeqyteti, Bukureshti, regjistroi rritjen më të lartë, me 517 raste të reja.
Për fat të mirë, të dielën, shifrat ishin në rënie të ndjeshme - 1,591 pozitivë dhe 45 viktima. Sidoqoftë, nuk është e mjaftueshme për të thirrur optimizmin pasi nuk dihet se çfarë do të ndodhë në ditët dhe javët e ardhshme.
Rekordi i së premtes së kaluar u arrit dy javë pasi në Rumani u rihapën shkollat.
Ministri i Shëndetësisë Nelu Tataru të enjten tha se gjatë javës së kaluar ishin testuar pozitiv më shumë se 770 fëmijë, shumica prej tyre adoleshentë.
Shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv në Rumani aktualisht janë me 55% të zënë dhe Dr. Rafila, menaxheri rumun i OBSH-së, thotë se qeveria duhet të konsiderojë "burime shtesë në lidhje me shtretërit në spitale”.
Midis qytetarëve, ekziston shqetësimi se rritja e numrit të rasteve mund të çojë në rivendosjen e kufizimeve, të hequra muajt e fundit.
Kryeministri Ludovic Orban tha se restorantet mund të mbyllen përsëri në lokalitete me më shumë se 1.5 raste të infeksioneve të reja për 1,000 banorë.
Në total, Rumania ka pasur 137,491 raste të koronavirusit deri më tani, me një numër prej 5,048 vdekjesh.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.1%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 584
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
23 Janar, 16:24
-
'Ka kërkuar fonde të padrejta', Donald Trump urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga OBSH
21 Janar, 17:58
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
SHBA/ Nga dalja prej Marrëveshjes së Parisit, 'dy gjinitë' e falja e 1500 sulmuesve të Kapitolit më 6 janar! Urdhrat që Trump firmosi ditën e parë
21 Janar, 08:45
-
Lufta dhe pasojat/ OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht
19 Janar, 17:29
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 11:17
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Rumani, mijëra protestues demonstrojnë kundër anulimit të zgjedhjeve presidenciale
12 Janar, 20:58
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
VIDEOLAJM/ Rumania futet në Shengen, Policia duartroket udhëtarin e parë! Është një qen endacak
3 Janar, 14:23