Ka humbur në Rumani, në ndeshjen e dytë eliminatore, skuadra kombëtare e femrave. Një humbje në shifrat 3-0, është edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje. Rumunet e kanë dominuar takimin, të ndihmuara edhe nga goli i shpejtë i shënuar nga Lunca në minutën e 9, të takimit.
Pavarësisht përpjekjeve të vajzave kuqezi për të ndryshuar avantazhin, vendaset goditën përsëri në minutën e 24 me anë të Corduneanu, duke e cuar rezultatin e ndeshjes ne 2-0 për to dhe duke e vënë në pozitë të vështirë skuadrën tonë. Me një rezultat të tillë, vendaset kanë qenë më të qeta dhe kanë kontrolluar rrjedhën e ndeshjes.
Në pjesën e dytë, Rumania shënon në minutën e 74, golin e tretë dhe të fundit me anë të Giurgiu, duke sigliuar rezultatin perfundimtar të ndeshjes. Kjo është humbja e dytë e kombëtares shqiptare të femrave, në këto eliminatore.
“U goditëm nga një gol i shpejtë i vendaseve por sigurisht që nuk ka vend për justifikime. Këto dy ndeshje, kërkojnë një analizë të hollësishme dhe konkluzione që do ti shërbejnë ndryshimit”- deklaroi pas ndeshjes, trajneri Altin Rraklli.
/Shqiptarja.com