/ATSH/. - Bayern Munich ka shkëlqyer në fazen e pare te Bundesliges, nderkohe qe ne Ligën e Kampionëve ka qenë dominues. Por, pavarësisht formës së mirë të ekipit, drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur se nuk do të nguten per t'i zgjatur kontraten trajnerit Pep Guardiola.
"Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka qenë i shkëlqyer. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur atë këtu", ka deklaruar drejtori ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rummenigge.
"Ai ka vlerë të madhe për ne. Por, kontrata e tij aktuale zgjat edhe një vit e gjysmë. Ai nuk është një person që ka nevojë për një garanci afatgjatë, ose për të zgjatur kontratën e tij", ka theksuar ai.
Guardiola ka marrë drejtimin e Bayern Munich në fillim të sezonit 2013-2014 dhe kontratën e ka deri në verën e vitit 2016.
/Shqiptarja.com