/ATSH-AFP/ - Rumunët votojnë sot, në raundin e dytë presidencial, për të zgjedhur presidentin e tyre dhe kryeministri socialdemokrat, Victor Ponta, shihet si favorit, por një pjesëmarrje e lartë në votime mund të ndryshojë siuatën.
Ky ish-prokuror i moshës 42 vjeçare, i kritikuar për gjuhën e tij të dyfisht mbi vlerat demokratike, sipas sondazheve pritet të marrë 54 për qind të votave.
Konkurenti është Klaus Iohannis, 55 vjeç, kryetar i bashkisë së qytetit mesjetar të Sibiut (qndër) dhe vjen nga minoriteti gjerman.
Gjithçka duket se luan në favor të Ponta-s, duke filluar nga eksperienca politike, një akses ndaj burimeve qeveritare që atij i kanë mundësuar, sipas kundërshtarëve të tij, të shtojë "dhuratat" elektorale, mbështetja shumë influente e kishës ortodokes dhe përmirësimi ekonomik.
Për sa i përket rivalit të tij, ai është krejtësisht atipik në skenën politike, ish-profesor i fizikës që nuk ndihet rehat para kamerave, ai qëndron larg polemikave ndërkohë që është akuzuar se nuk është një rumun i vërtetë, por nga ana tjetër mbështet punën e bërë mirë.
Sipas analistëve, çelësi i këtij raundi të dytë është mobilizimi. "Nëse votuesit e qyteteve të mëdha, ku shumica janë pro opozitës, mobilizohen, Iohannis ka shance të fitojë", thotë Cristian Ghinea, drejtor i Qendrës Rumune të Politikave Evropiane.
/Shqiptarja.com