TIRANE - Ambasadori rus në Shqipëri Leonid Grigorieviç Abramov, ka thënë se kompania Gazprom është ende e interesuar për privatizimin e Albpetrol. Por, sipas tij, duhet që qeveria e re që do të dalë pas 23 qershorit, të mbajë një qendrim konstruktiv.
“Ju siguroj se Gazprom është e interesuar që bashkëpunimi me Shqipërinë të jetë i leverdishëm në mënyrë të ndërsjelltë. Ne shpresojmë që nëse qeveria juaj që do dalë nga zgjedhjet parlamentare të sivjetshme, do mbajë qëndrim konstruktiv, ne do jemi të gatshëm të shikojmë mundësinë e pjesëmarrjes në tenderin e Albpetrolit.
Në të vërtetë është vendim komercial dhe si diplomat nuk mund të mbaj përgjegjësi për lekët e privatit rus. Ambasada nga ana e vet bën përpjekje që sa më shumë kompani të hyjnë në tregun shqiptar, në kushte sa më pak diskriminuese“, - ka thënë ambasadori rus gjatë një konference për shtyp dje, e para e tij pas dy vitesh këtu.
Abramov tha se investitorët rusë janë të interesuar për burimet natyrore të Shqipërisë teksa shtoi se sa i takon turizmit, nëse do ketë një fluks të mjaftueshëm atëherë do shihet mundësia e investimit real në vendin tonë. Ambasadori tha se 3 kompani ruse po shohin edhe mundësinë e linjës së dikurshme Tiranë-Moskë, por më parë duhet investuar për të përforcuar numrin e turistë rus.
“Interesimi potencial ekziston. Kemi pasur përfaqësues të këtyre kompanive që u njohën me bregdetin shqiptar por investimet si të tillë nuk i kemi. Një praktike duhet ndjekur, kur turistët rusë vijnë dhe mësohen me kushtet e Shqipërisë për të krijuar një fluks sa më të gjerë, vetëm kur të krijohet ky fluks do flitet për investime.
Sa i takon burimeve natyrore Shqipëria ia kalon shumë vendeve të tjera. Ne po bëjmë përpjekje dhe deri tani janë tre kompani turistike ruse në traktativa”, tha ambasadori rus. Abramov vlerësoi një rritje të situatave shqetësues me karakter etnik në Ballkan. “Që në dhjetor në vitin 2012, kam mbështetur kolegun tim Arvizu e kam thënë se ekziston një shqetësim i tillë.
Këtu do doja të ndaloj, në mënyrë të hollësishme se ekziston kuptimi i patriotizmit shqiptar siç është ai rus, ekziston dhe nacionalizmi, po ku është diferenca? Patriotët i zgjidhin problemet e popullit për llogari te shtetit të vet jo të tjerëve.
Patriotizmi është diçka e kuptueshme dhe për ne. Nacionalizmi është i rrezikshëm se mund të kalojë tek çështja e ndryshimit e kufijve. Kategorikisht kjo është e papranueshme duke marrë parasysh termin e sallatës ballkanase dhe një terreni jo stabël.
Ministri i Jashtëm i Rusisë i është përgjigjur pyetjes për ketë temë e përgjigja ishte se është diçka e papranueshme jo vetëm për interesat e Rusisë, por edhe çdo shteti tjetër”, nënvizoi ambasadori rus. Ai u shpreh pro bisedimeve Kosovë-Serbi teksa shtoi se sa i takon mosnjohjes së Kosovës kjo ka të bëjë me një politike të Rusisë për shtet e sapo njohura nga ndërkombëtarët.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com