BRUXELLES  - Rusia mbrëmë ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin që duhet të mbahet në Bruksel të hënën për shpërndarjen e gazit në Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).

Qëllimi i takimit është që të zgjidhet problemi midis Rusisë dhe Ukrainës për furnizimin e Kievit me gaz, por edhe në territorin e kontrolluar nga separatistët.

"Konfirmuam pjesëmarrjen dhe jemi përcaktuar për të diskutuar të gjitha çështjet në lidhje me marrëdhëniet tona në Bruksel," tha Ministri rus i Energjisë, Aleksandar Novak.

Ai theksoi se në takim do të diskutohet edhe për shpërndarjen e gazit rus në pjesët e Ukrainës të kontrroluara nga seperatistët.

Përndryshe, në takimin e Brukselit, do të marrin pjesë Ministrat ruse dhe ukrainas të Energjisë dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), të propozuar nga Komisioni Evropian.

Bashkimi Evropian frikësohet se mund të vijë deri tek ndërprerja e furnizimit në qoftë se Rusia dhe Ukraina nuk arrijnë marrëveshje.



Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)