Rusët bombarduan një zonë të banuar pranë centralit bërthamor, Ukraina: Akt terrorist

Rusët bombarduan një zonë të banuar pranë centralit bërthamor, Ukraina: Akt terrorist

Lufta në Ukrainë, foto ilustruese

Rusët bombarduan sot një zonë banimi në rajonin jugor të Mykolaivit, duke plagosur 12 civilë, përfshirë katër fëmijë. Bëhet fjalë për qytetin Voznesensku që ndodhet vetëm 30 kilometra larg centralit bërthamor të Pivdennoukrainsk, i dyti më i madh në Ukrainë.

Një ndërtesë apartamentesh pesëkatëshe dhe shtëpi private në qytetin e Voznesenskut u dëmtuan rëndë nga bombardimet, sipas guvernatorit rajonit të Detit të Zi, Vitaliy Kim. Nuk ka raportime për dëmtime të centralit bërthamor, pavarësisht afërsisë.

Kompania shtetërore Energoatom, e cila menaxhon të katër gjeneratorët e energjisë bërthamore të Ukrainës, e përshkroi sulmin në Voznesensk si "një akt tjetër të terrorizmit bërthamor rus".


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky paralajmëron për një sulm 'mizor' rus përpara Ditës së Pavarësisë së Ukrainës


D.GJ/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SKEDA /  Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC

SKEDA / Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC