Ceremonia u organizua para mauzoleumit të Leninit në sheshin qëndror të Moskës, Sheshin e Kuq. Një numër i madh i qytetarëve dhe anëtarëve të Partisë Komuniste ruse të udhëhequr nga presidenti Genadi Syuganov kanë vendosur karafilë para monumentit të Stalinit, po ashtu edhe në Sheshin e Kuq.
Stalini ishte revolucionar marksist gjeorgjian dhe më vonë diktator i përjetshëm i BRSS-së (1928-1953). Ka lindur më 18 dhjetor 1879 në Gorikao, ishte i biri i një këpucëtari. Ishte gjithashtu student i teologjisë në kishën ortodokse në Tifilis nga i cili u çkishërua në vitin 1899 pasi një vit më parë (1898) ju bashkua Partisë ilegale Socialdemokratike të Punëtorëve.
Stalin si diktator me BRSS ka sunduar për 25 vite të tëra, ndërsa konsiderohet përgjegjës për vdekjën e mbi 20 milionë njerëzve.
Anadolu Agency
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)