Rusët po përpiqen të depërtojnë në qytetin Severodonetsk nga katër drejtime. Kjo u raportua nga kreu i administratës ushtarake rajonale të Lugansk, Sergey Gaidai.
Qyteti i vijës së parë në Luhansk tani është në rrezik të rrethimit pasi 12 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse, shtoi Gaiday.
“Bombardimet vazhdojnë nga mëngjesi në mbrëmje dhe madje edhe gjatë gjithë natës”, tha ai në një video të postuar në Telegram.
Lajmi kryesor:
Lufta/Franca: Do duhen 15-20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE! Zelensky: Rusët po vjedhin grurin tonë, na ndihmoni të zhbllokojmë portet! Kryenegociatori rus: Moska gati për të vazhduar negociatat
