Lufta/Franca: Do duhen 15-20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE! Zelensky: Rusët po vjedhin grurin tonë, na ndihmoni të zhbllokojmë portet! Kryenegociatori rus: Moska gati për të vazhduar negociatat

Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e saj të 88-të. Moska ka njoftuar se ka marrë kontrollin e plotë të fabrikës së çelikut Azovstal dhe ka publikuar pamje të dorëzimit të ushtarëve të fundit. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina po bën gjithçka për të rikthyer paqen në vend.

Në mesazhin e tij të zakonshëm gjatë natës, Zelensky falënderoi të gjithë ata që po punojnë për ta bërë Ukrainën pjesë të Europës. “Rruga jonë drejt integrimit europian nuk ka të bëjë vetëm me politikën. Bëhet fjalë për cilësinë e jetës. Dhe ukrainasit kanë të njëjtat vlera në jetë si europianët”, tha Zelensky.

Ndërsa negociatori i Moskës Leonid Slutsky, tërhoqi deklaratat e mëparshme për shkëmbimin e luftëtarëve të batalionit Azov në këmbim të lirimit të oligarkut ukrainas Viktor Medvedchuk. "Mendimi im nuk ka ndryshuar: nuk do të ketë shkëmbim me ushtarët e Azov, fati i tyre duhet të vendoset nga gjykata," shkroi Slutsky në Telegram. 

Ndër të tjera rusët po përpiqen të depërtojnë në qytetin Severodonetsk nga katër drejtime. Bombardimet vazhdojnë nga mëngjesi në mbrëmje dhe madje edhe gjatë gjithë natës.

Andrzej Duda, presidenti polak, është i pari presidenti i një shteti të huaj që viziton Ukrainën që prej fillimit të luftës.

"Vetëm Ukraina ka të drejtë të vendos për të ardhmen e saj"

Në fjalimin e tij në Verkhovna Rada, Duda i kërkoi Ukrainës të mos dorëzohej ndaj "kërkesave" të presidentit rus Vladimir Putin.

Ai shtoi se dorëzimi i çdo territori ukrainas do të ishte një goditje për të gjithë Perëndimin dhe përsëriti mbështetjen e vendosur të Polonisë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Ministri francez për çështjet evropiane Clement Beaune ka deklaruar gjatë ditës së sotme se do të duhen 15-20 vjet që Franca të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, gjatë një interviste për "Radio J".

"Duhet të jemi të sinqertë ata që thonë se Ukraina do të anëtarësohet në Bashkimin për gjashtë muaj, një vit ose dy. Nuk është e vërtete. Pa dyshim që do të duhen 15-20 vjet, është një çështje shumë e gjatë. Ndërkohë, ne u kemi borxh ukrainasve një projekt politik në të cilin ata mund të hyjnë", tha Beaune, duke iu referuar 'komunitetit politik evropian', hipotezës së presidentit francez Emmanuel Macron për të mirëpritur një numër më të madh vendesh.

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka mbërritur sot në qytetin rus Soçi , për të zhvilluar një takim me Presidentin rus Vladimir Putin.

Lajmin e bëri të ditur Kryebashkiaku i Soçit Alexei Kopaygorodsky në një postim të tijin në Telegram.

"Soçi është bërë edhe një herë platformë për dialog të rëndësishëm ndërshtetëror. Presidenti i Bjellorusisë Alexander Grigoryevich Lukashenko ka mbërritur në qytetin tonë për t'u takuar me presidentin rus Vladimir Vladimirovich Putin," tha ai në një deklaratë, ndërsa takimi i presidentëve do të mbahet më 23 maj.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzon Rusinë për vjedhjen e grurit, dhe këkron gjithashtu ndihmën e partnerëve për zhbllokimin e porteve detare, që të bëhet e mundur eksporti i ushqimeve dhe të shmanget në këtë mënyrë një krizë ushqimore.

Kryenegociatori rus Vladimir Medinsky në një intervistë për Kanalin Televiziv bjellorus "Ont" është shprehur se Moska është gati për të vazhduar negociatat.

"Rusia është e gatshme të vazhdojë negociatat me Ukrainën. Nga ana jonë jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun. Por dua të theksoj edhe një herë se topi për vazhdimin e bisedimeve të paqes është në fushën e Ukrainës. Ngrirja e negociatave është tërësisht një iniciativë e Ukrainës", tha Kryenegociatori Medinsky, sipas raportimeve të "Tass".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:27
Lituania ndalon importin e naftës dhe gazit nga Rusia

Për të mos financuar “makinerinë e luftës” të presidentit rus Vladimir Putin në një kohë kur Moska kërcënon të mbyllë rubinetin e energjisë vendeve të konsideruara “armiqësore”, Lituania që prej ditës së sotme nuk importon as naftë, gaz, as energji elektrike nga Rusia.

Ministri i Energjisë së Lituanisë Dainius Kreivys e konsideroi një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike.

Qeveria lituaneze në këtë mënyrë dëshiron të shprehë solidaritetin e saj me Ukrainën.

Ora 21:04
Kryenegociatori rus: Moska është gati për të rifilluar negociatat

Kryenegociatori rus Vladimir Medinsky në një intervistë për Kanalin Televiziv bjellorus "Ont" është shprehur se Moska është gati për të vazhduar negociatat.

"Rusia është e gatshme të vazhdojë negociatat me Ukrainën. Nga ana jonë jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun. Por dua të theksoj edhe një herë se topi për vazhdimin e bisedimeve të paqes është në fushën e Ukrainës. Ngrirja e negociatave është tërësisht një iniciativë e Ukrainës", tha Kryenegociatori Medinsky, sipas raportimeve të "Tass".

Ora 20:41
 Zelensky: Mirënjohës për Poloninë, do të shkoj atje pas fitores

Presidenti i Ukrainës Zelensky, është shprehur mirënjohës ndaj vizitës së Presidentit polak në Ukranë.

"Ne i jemi mirënjohës Polonisë, ata kanë punuar vazhdimisht, çdo ditë dhe Presidenti i Republikës së Polonisë personalisht luajti një rol të veçantë në forcimin dhe furnizimin me armë", kështu u shpreh Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në me rastin e vizitës së presidentit polak Andrzej Duda në Kiev, sipas agjencisë së lajmeve UNIAN .

Lideri ukrainas tha se pas fitores së luftës do të vizitojë Poloninë duke e falënderuar për mirëpritjen e njerëzve të larguar nga lufta.

“Fatkeqësisht sot nuk kam mundësi, për shkak të luftës, që të shkoj në disa qytete që janë qendra humanitare ose qendra furnizimi me armë, apo qytete të bukura që kanë mirëpritur njerëzit tanë, veçanërisht gratë, fëmijët. Faleminderit këtyre njerëzve dhe këtyre qyteteve, por jam i sigurt se pas fitores së kësaj lufte këto qytete do të jenë ndër të parët ku do të shkoj me kënaqësi”, tha Zelensky.

Ora 18:24
Kryebashkiaku pro-rus plagoset rëndë pas një shpërthimi

Andrei Shevchik, Kryebashkiaku i emëruar  i Enerhodarit pas pushtimit të qytetit nga ushtria ruse, u plagos rëndë pas një shpërthimi dhe ndodhet në kujdesin intensiv.

"Ne kemi konfirmim të saktë se gjatë shpërthimit, Kreu i vetëshpallur i 'Administratës Popullore'  Shevchik dhe truprojat e tij u plagosën," tha në një postim në "Telegram" , Dmytro Orlov, të cilin Ukraina e njeh si kryebashkiak të qytetit .

Enerhodar është një qytet me një popullsi të paraluftës prej mbi 50,000 njerëz. 

Ora 18:03
Ukraina përjashton mundësinë e një armëpushimi me Rusinë

Ukraina përjashtoi mundësinë e një armëpushimi ose lëshimi territorial ndaj Moskës, ndërsa Rusia intensifikoi sulmin e saj në rajonin lindor të Donbasit dhe ndërpreu dërgimin e gazit në Finlandë, në reagimin e fundit ndaj sanksioneve perëndimore dhe izolimit të saj gjithnjë e më të thellë në skenën ndërkombëtare.

Negociatori kryesor i Ukrainës, duke folur për Reuters të shtunën, përjashtoi mundësinë e një armëpushimi ose një marrëveshjeje me Moskën që do përfshinte dhënie territori.

Lëshimet do të jepnin efektin e kundërt, sepse Rusia do të godiste më fort pas çdo ndërprerjeje luftimesh, tha këshilltari i presidentit Zelenskiy, Mykhailo Podolyak.

Thirrjet e fundit për një armëpushim të menjëhershëm kishin ardhur nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe kryeministri italian Mario Draghi.

Rusia po kryen një ofensivë madhore në Luhansk, një nga dy provincat e rajonit të Donbasit.

Separatistët e mbështetur nga Rusia kontrollonin pjesë të Luhanskut dhe provincës fqinje Donetsk që përpara agresionit që filloi më 24 shkurt, por Moska synon të marrë nën kontroll territorin që është ende në duart e ukrainasve.

Në vijën e frontit të Donetskut, forcat ruse po përpiqeshin të çanin mbrojtjen e Ukrainës për të arritur në kufijtë administrativë të rajonit të Luhanskut, ndërsa më në veri ata vazhduan bombardimet e rënda të Sievierodonetskut dhe Lysychanskut, tha shtabi i përgjithshëm i Ukrainës të dielën.

Përfundimi i luftimeve në Mariupol, qyteti më i madh që Rusia ka marrë nën kontroll, i dha presidentit rus Vladimir Putin një fitore të rrallë pas një sërë frenimesh pas gati tre muajsh luftime./VOA

Ora 17:50
Parlamenti i Kievit ndalon simbolet  'Z' dhe 'V'

Parlamenti ukrainas miratoi një ligj që ndalon simbolet e pushtimit rus, duke përfshirë ato që përmbajnë shkronjat Z dhe V.

Ligji i ri ndalon krijimin e OJQ-ve që përdorin simbolet ruse të luftës dhe aktivitetet e të cilave kanë për qëllim përhapjen e propagandës së luftës dhe minimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Shkronjat "Z" dhe "V", të cilat nuk ekzistojnë në alfabetin rus, u pikturuan në automjetet ushtarake ruse në fushën e betejës dhe simbolizojnë mbështetjen për pushtimin rus të Ukrainës.

Ora 17:22
Zelensky: Rusët po na vjedhin grurin! Na ndihmoni të zhbllokojmë portet detare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzon Rusinë për vjedhjen e grurit, dhe këkron gjithashtu ndihmën e partnerëve për zhbllokimin e porteve detare, që të bëhet e mundur eksporti i ushqimeve dhe të shmanget  në këtë mënyrë një krizë ushqimore. 

"Sot janë bllokuar 22 milionë tonë (grur) dhe rusët po e vjedhin vazhdimisht dhe duke e çuar diku tjetër. Dhe komuniteti botëror duhet të ndihmojë Ukrainën të zhbllokojë portet detare, përndryshe kriza energjetike do të pasohet nga një krizë ushqimore. Rusia ka bllokuar pothuajse të gjitha portet dhe të gjitha mundësitë detare për të eksportuar ushqime: grurin, elbin, lulediellin tonë dhe më shumë.Këto rrugë duhen zhbllokuar se do të ketë krizë në botë. Ka disa mënyra për ta zhbllokuar dhe një mënyrë është ushtria. Prandaj ne i drejtohemi partnerëve tanë me kërkesën për armë”, u shpreh Zelensky. 

Ora 17:09
Presidenti bjellorus takim me Putinin

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka mbërritur sot në qytetin rus Soçi , për të zhvilluar një takim me Presidentin rus Vladimir Putin.

Lajmin e bëri të ditur Kryebashkiaku i Soçit Alexei Kopaygorodsky në një postim të tijin në Telegram.

"Soçi është bërë edhe një herë platformë për dialog të rëndësishëm ndërshtetëror. Presidenti i Bjellorusisë Alexander Grigoryevich Lukashenko ka mbërritur në qytetin tonë për t'u takuar me presidentin rus Vladimir Vladimirovich Putin," tha ai në një deklaratë, ndërsa takimi i presidentëve do të mbahet më 23 maj.

Ora 16:44
Franca 'ngrin' shpresat për Ukrainën: Do i duhen 15-20 vjet për tu anëtarësuar në BE

Ministri francez për çështjet evropiane Clement Beaune ka deklaruar gjatë ditës së sotme se do të duhen 15-20 vjet që Franca të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, gjatë një interviste për "Radio J".

"Duhet të jemi të sinqertë ata që thonë se Ukraina do të anëtarësohet në Bashkimin për gjashtë muaj, një vit ose dy. Nuk është e vërtete. Pa dyshim që do të duhen 15-20 vjet, është një çështje shumë e gjatë. Ndërkohë, ne u kemi borxh ukrainasve një projekt politik në të cilin ata mund të hyjnë", tha Beaune, duke iu referuar 'komunitetit politik evropian', hipotezës së presidentit francez Emmanuel Macron për të mirëpritur një numër më të madh vendesh.

Ora 15:20
Ukrainë/ Zgjatet ligji ushtarak dhe për 90 ditë

Parlamenti ukrainas ka miratuar një dekret presidencial, sipas të cilit ligji ushtarak zgjatet edhe për 90 ditë të tjera deri më 23 gusht.

Gjithashtu është miratuar edhe një dekret, sipas të cilit mobilizimi i përgjithshëm do të zgjasë edhe 90 ditë të tjera, sërish deri më 23 gusht.

Ora 14:06
Presidenti polak: Së shpejti Ukrainës do t'i jepet statusi i vendit kandidat për hyrje në BE

Presidenti polak Andrzej Duda është shprehur gjatë vizitës së tij se shumë shpejt Ukrainës do t'i jepet statusi i vendit kandidat për në BE.

Ai akuzon Rusinë se po bën luftë të gjithanshme në Ukrainë. 

"Nuk do ta harroj kurrë përshtypjen që më la duke vizituar fshatin Borodyanka, i cili u shkatërrua nga sulmet ajrore dhe raketat," tha Duda. 

Ora 14:05
Presidenti polak viziton Ukrainën: Mos u dorëzoni para kërkesave të Putinit

Andrzej Duda, presidenti polak, është i pari presidenti i një shteti të huaj që viziton Ukrainën që prej fillimit të luftës.

"Vetëm Ukraina ka të drejtë të vendos për të ardhmen e saj", tha presidenti polak. 

Në fjalimin e tij në Verkhovna Rada, Duda i kërkoi Ukrainës të mos dorëzohej ndaj "kërkesave" të presidentit rus Vladimir Putin.

Ai shtoi se dorëzimi i çdo territori ukrainas do të ishte një goditje për të gjithë Perëndimin dhe përsëriti mbështetjen e vendosur të Polonisë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Ora 12:40
Rusët përpiqen të rrethojnë Severodonetsk, bombardime pa pushim

1652981331_Capture.JPG

Rusët po përpiqen të depërtojnë në qytetin Severodonetsk nga katër drejtime. Kjo u raportua nga kreu i administratës ushtarake rajonale të Lugansk, Sergey Gaidai. 

Qyteti i vijës së parë në Luhansk tani është në rrezik të rrethimit pasi 12 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse, shtoi Gaiday. 

“Bombardimet vazhdojnë nga mëngjesi në mbrëmje dhe madje edhe gjatë gjithë natës”, tha ai në një video të postuar në Telegram.

Ora 10:47
E rrallë,  sekretari Blinken ‘i dedikon’ një këngë Putin-it

1653209330_Screenshot1.jpg

“We Will Never Be Together Again”. Kjo është kënga që Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do të dëshironte t’i kushtonte  presidentit rus Vladimir Putin. Blinken e deklaroi këtë gjatë një fjalimi në Universitetin Georgetown.

“Po, Universiteti i New York-ut ftoi Taylor Swift si lektore hyrëse…”, tha fillimisht zyrtari i lartë amerikan. Në këtë moment, Blinken tregoi se stafi i tij nuk e lejoi të sillte një kitarë në universitet.

“Doja t’i dedikoja një performancë të këngës ‘We Are Never Ever Getting Back Together’ (kënga e Taylor Swift – AP) presidentit Putin”, shtoi Blinken. Sipas tij, stafi i kishte thënë që kjo do të ishte “jodiplomatike”.

Ora 09:53
E çuditshme në Moskë, ka edhe të vdekur mes 963 amerikanëve të shpallur ‘non grata’

Rusia publikoi dje listën e saj të ‘non grata’ të përditësuar, duke ndaluar gjithsej 963 zyrtarë dhe figura amerikane të hyjnë në vend. Lista e përditësuar përfshinte shumicën e senatorëve amerikanë dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, zyrtarë të mëparshëm dhe aktualë të qeverisë, gazetarë, personel ushtarak, avokatë, qytetarë, CEO - dhe madje edhe disa individë të vdekur.

Senatori John McCain dhe ish zëvendësdrejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, Melissa Drisko, të cilët vdiqën të dy në vitin 2018, u përfshinë në listë.

Rusia synoi gjithashtu Hollivudun, me aktorin Morgan Freeman dhe aktorin/regjisorin Rob Reiner. Në vitin 2017, Reiner u përfshi në promovimin e grupit Komiteti për Hetimin e Rusisë dhe Freeman u shfaq në një video në faqe.

Mike Pompeo, ish-sekretar i shtetit nën Presidentin Donald Trump, ishte gjithashtu në listë. Ai foli më parë me presidentin rus Vladimir Putin për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet në zgjedhjet amerikane. Ministria akuzoi personat në listë për nxitje të "rusofobisë".

Ora 09:18
Sulmi në Kharkiv, goditen 1000 apartamente! Dëmtohet një spital dhe shkatërrohet Pallati i Kulturës, 7 të plagosur

1653053564_1653053006Capture.JPG

Një sulm me raketa nga forcat ruse ka goditur mbi 1000 apartamente dhe 11 objekte shkollore të premten në Lozova, Kharkiv. Kryetari Sergiy Zelensky, duke folur për CNN, tha se shifrat janë tronditëse. Nga sulmet janë dëmtuar një spital dhe një klinikë ndërsa Pallati i Kulturës është shkatërruar plotësisht.

Shtatë persona u plagosën në sulm, duke përfshirë një djalë 11-vjeçar. Lozova ndodhet rreth 73 kilometra në jugperëndim të Izium, një qytet i pushtuar nga Rusia në rajonin e Kharkiv.

Ora 09:01
Zelensky: Situata në Donbass është jashtëzakonisht e vështirë

1653139700_Capture.JPG.

Në video-mesazhin e tij gjatë natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se situata në Donbass është shumë e vështirë.

“Ushtria ruse po përpiqet të përparojë në Slovyansk dhe Severodonetsk, por forcat e armatosura ukrainase po zmbrapsin ofensivën. Çdo ditë që mbrojtësit tanë kontribuojnë duke parandaluar sulmet për të sjellën ditën e shumëpritur për të cilën luftojmë, atë të fitores”, tha Zelensky.

Ora 08:28
Sulm me raketa në një fshat në rajonin e Zaporizhia

1653200964_LAPR0458kviFU334021374266577qF656x492CorriereWebSezioni.jpg

Gjatë natës, trupat ruse qëlluan me raketa në një fshat në rrethin Vilna të rajonit Zaporizhia. Raportohet se nga sulmi kishte viktima dhe të plagosur. Kjo u njoftua nga administrata rajonale ushtarake e Zaporizhia në Telegram.

/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mziu: 23/05/2022 23:52

    Nese do ish PD ne pushtet nuk do guxonte Putin te pushtonte Ukrahinen!!

    Përgjigju
  • Beni: 22/05/2022 15:06

    Po er mik po hallin e ariut qani ju,ne po ikim per lesh ju mereni me ariun

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 22/05/2022 08:34

    O Zhelensky beji dua dhe puthi kembet NATO-s Amerikes dhe Europes se po qe per ty ariu polar te kollofit me gjithe cke.

    Përgjigju
    • shqiptar gojëçorape: 22/05/2022 18:52

      Foli një shqiptar gojëçorape. Ukrainasit i dolën për zot vendit të tyre, nuk ia mbathën me të katra si shqiptarët. Nuk dukesh ti nga lloji i atyte që japin jetën për vatan. E shumta ti je një llafazan i pandreqshëm.

    • Emigranti: 22/05/2022 12:00

      Ekonomia e ariut polar do shkoj grop do e shifni pas 6-12muajve si do jetoj rusia sikur me jetu ne vitet 1950 .!

    • Në tiron: 22/05/2022 09:06

      Ariut polar sikur i dolën ca dhëmbë mangut...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase