‘Rusët po largojnë të gjithë fëmijët jetim nga Mariupoli’ , denoncimi i Kryebashkiakut të Mariupolit

‘Rusët po largojnë të gjithë fëmijët jetim nga Mariupoli’ , denoncimi i Kryebashkiakut të Mariupolit

ukraine-children-guest6a-vid.jpg" style="height:439px; width:780px" />

Këshilltari i Kryebashkiakut Petro Andryushchenko ka denoncuar rusët se po mbledhin dhe po largojnë nga Mariupoli të gjithë fëmijët jetim, prindërit e të cilëve janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë.

“Rusët po largojnë nga Mariupol fëmijët që kanë humbur prindërit në luftë. Gjatë evakuimit, ushtarët nga Moska filluan të marrin në pyetje fëmijët, duke kryer të ashtuquajturin ‘filtrim’ ”, tha Petro Andryushchenko, raportuar nga “Ukrinform”.

“Autoritetet pushtuese kanë nisur procesin e identifikimit dhe mbledhjes së fëmijëve që kanë mbetur vetëm në Mariupol. Në veçanti, ne e dimë se rreth 15 fëmijë që ishin marrë nga banorët e qytetit u transferuan nga ushtria e Moskës në një vend të pacaktuar, ende nuk ka asnjë lajm për jetimët dhe fëmijët tanë të humbur”, shtoi Andryushchenko, ndërkohë që Rusia ka bërë ndryshime në procedurën e dhënies së shtetësisë.

 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ BE-ja arrin një marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse, Zelensky mirëpret sanksionet e BE-së, por kritikon vonesën e tyre


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë