Rusët po vijnë!

Rusët po vijnë!

Albin Kurti

1. Joe Biden e ka zgjatur emergjencën kombëtare për Ballkanin Perendimor.           

Ky rrezik ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të përqafimit me Eva Longoria, e cila e meritonte përqafimin e dëshpëruar të presidentit, sepse ka luajtur te 'Amviset e dëshpëruara'!

2.  Qe dy netë në nënqiellin e Mitrovicës po fluturojnë objekte të paidentifikuara.

Gazetarët po e mbajnë të fshehur në qiell zhurmën e madhe të këtyre objekteve.

Dikush mendon se janë dronët Bajraktarë, dikush UFO-t, dikush KFOR-i, dikush Serbia, dikush mendon se Zoti po na dënon se jemi çuar peshë, dikush s'mendon hiç.

Nëse e çon kokën lart e i shikon objektet në fjalë, edhe ato ndalojnë dhe ta kthejnë shikimin.

Duket se lufta në qiell ka filluar.

3. S'ka opozitë.

Kemi mbetur vetëm unë, Berati dhe Mero. Tash merreni me mend sa sahati.

Po mundohemi edhe të jemi  të pamposhtur edhe t'ju bëjmë të qeshni, t'ju disponojmë juve zotrote.

Por në mua mos t'llogarit kush se unë veç hijen e kam këndej pari.

4. Një mashkull i Vetëvendosjes ia ka prekur gruan në shami kryetarit të Preshevës

Ramabaja preferon që gruaja e Arifit të duket seksi, në stilin shqiptar.

Nuk e ka mbrojtur askush atë grua nga preferencat seksuale të Ramabajës, sepse nuk është interesante.

5. Frizura e një aktivistes shqiptare u bë çështje kombëtare.

Të gjithë në mbrojtje të frizurës së 'keqe'.

Oscar de la Renta ia ka pas përqeshur bishtalecin në sy Hillary Clintonit, hiqe mos ta sheh kush atë frizurë.  

Bile Sarah Palinin e përqeshnin për frizurën voluminoze: Trego çka po fsheh në flokë!

Është një këshillë zbavitëse: 'Hulumtoje se pse frizeri yt ka qëllime të hapura kundër teje'!

Këtë po ta thotë dikush që asnjëherë nuk ka qenë te frizeri.

'Refuzimi estetik' është gjetja më e bukur e Ibrahim Rugovës.

6. Për Bajram ish liruar botoxi. Kur e pash menunë, thash more Zot, pse s'ka 'Shoqatë humanitare të botoxit'!

Pse veç njerëzit e pasur mund të duken të bukur dhe të rinj!

Të varfër për bukë nuk janë krejt shqiptarët - e të varfër për bukuri, po.

Secila familje ka nevojë për një e më shumë ndërhyrje estetike, në Listën e pritjes kolektivisht si familje,

të vjen rendi, i përmirëson të metat dhe bëhesh i lumtur përgjthmonë.

Veç kush rrenë se kur nuk je i kënaqur me pamjen tënde, kot, askënd s'mund ta bësh të lumtur.

7. Në Shqipëri kanë shpërthyer bombat seksuale.

Popull i pangimë edhe me bukë edhe me seks.

Gruaja që shkoi për tenderin e qenve endacak përfundoi si bush'ër.

Kjo është ajo që e quajnë - Ironia e jetës.

8. Më duket se u bë boll.

Netflix si kontenjer i mbushur me mbeturina kinematografike.

Letërsia po zhduket. Askush nuk lexon libra.

Feja na ka ndarë

Janë vjetëruar profetët.

Janë harxhuar premtimet.

I ra boja.

Fjala, liria e fjalës (budallallëku dhe arroganca) shkatërroi gjjthçka.

Asgjë më nuk është misterioze.

Gjithçka rritet me zor

As domates më nuk i vjen aroma domate.

Më ka marrë malli për një Profet të Ri,

për një Fe të Re...për një rend të ri...për një lojë të re:

për heshtjen e qengjave,

- për nanën që tëhollon pite në heshtje pa komentuar thashethemet e mëhallës;

- për burrin që i shkurton drutë sa herë nervozohet (preferohet që ta ketë trupin e bukur ky personazhi i druve).

Dua ta dëgjoj heshtjen.

9. Sahat e para duhet të rishkruhet gjithçka, e para Dashuria.

P.S. Të gjitha të drejtat e rezervuara!

(por ti shpërndaje lirisht)

M.T/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mira: 22/06/2023 01:33

    Mjafton vetidentifikimi ne nje rang me Meron per te kuptuar skarcitetin mediokrratik te te ngjashmeve. Fakti eshte qe ne Rusi qeveris oligarkia neokomunisto-KGBiste nen diktatorin Putin. Ndersa ne Serbi, neokomunisti-UDBisht Vucic, dhe ne Shqiperi, neokomunisti-SSHist Rama. Pra te gjithe derrat majtiste kane te njejten fytyre neokomunisto-sigurim shteti! Nuk duhet shume zor per te pare faktin sa nje ka porse zelltoret serviliste shohin me veshe dhe degjojne me mendere, ndaj u duken vellezerit e Putinit ne Ballkan si Elvis Presley.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot