
“Më shumë se 900 luftëtarë ukrainas që ishin izoluar në fabrikën e çelikut në Mariupol në Azovstal janë dërguar në një koloni burgu në territorin e kontrolluar nga Rusia”, ka thënë Moska.
Ukraina urdhëroi trupat atje të tërhiqen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur nga të dyja palët, pasi ajo përpiqet të shpëtojë jetën e tyre. Furnizimet me ushqim dhe ujë thuhet se kanë qenë të pakta në fabrikë për disa javë.
Një Zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha të mërkurën se 959 personel të shërbimit ukrainas janë dorëzuar që nga e marta.
Prej tyre, 51 po trajtoheshin për lëndimet e tyre dhe pjesa tjetër ishte dërguar në një ish-koloni burgu në qytetin Olenivka në një zonë të kontrolluar nga Rusia të rajonit të Donetsk.
Ministria e Mbrojtjes në Kiev tha se shpresonte për një procedurë shkëmbimi për t’i riatdhesuar sa më shpejt të jetë e mundur.
Fati i tyre mbetet i paqartë, me Zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov që refuzon të thotë nëse ata do të trajtohen si kriminelë apo robër lufte.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u zotua të bëjë çdo gjë të nevojshme për të shpëtuar ata që janë ende në rrjetin e përhapur të tuneleve dhe bunkerëve nën fabrikën e çelikut, por pranoi se nuk kishte asnjë opsion ushtarak në dispozicion.
Lajmi kryesor:
Mediat ruse: Dorëzohet zv.komandanti i fabrikës së çelikut! E mohon Kievi: Është ende në fabrikë! Shefi shtabit të SHBA-së telefonin homologun rus








