Rusi 2018, De Biasi: Pse lashë
jashtë Gashin e afrova të rinjtë

Rusi 2018, De Biasi: Pse lashë<br />jashtë Gashin e afrova të rinjtë
Trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni De Biasi në një deklaratë për mediat ka folur rreth formacionit të skuadrës për 2 ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë.

De Biasi është shprehur se për ndeshjen e radhës me Lihtenshtejn me datë 6 tetor ka grumbulluar 26 lojtarë. Ajo që bie në sy në formacion është mungesa e Gashit dhe aktivizimi i Manaj e Grezda.

Ndërsa sa i përket Sadikut De Baisi është shprehur se është i dëmtuar por do të rishikohet. Trajneri ka theksuar se objektivi i skuadrës në këtë fazë është të jemi para Izraelit, Lihtenshtejn dhe Maqedonisë.

"Rruga drejt Botërorit Rusi 2018 është e vështirë. Kam thirrur 26 lojtarë në ndeshjen me Lihtenshtejn, e cila është e vështirë por duhet të fitojmë pikë.  Gashin nuk e thirra në ndeshjen me Spanjën e Lihtenshtejn, vendosa të ndryshoj diçka duke aktivizuar të rinj si Manaj e Grezda. Këta të rinj mund të jenë e ardhmja e kombëtares. Sadiku ka pasur disa dëmtime dhe ditën e hënë kur të vijë në stërvitje do ta shohim dhe shpresojmë që ta kemi gati për këtë ndeshje. Objektivi ynë është të mundim Izraelin, Maqedoninë e Lihtenshtejnin. Mendoj se janë objektivat e njëjtë që ka edhe Duka, nuk mendoj se thotë që duhet të jemi medoemos para Spanjës e Italisë". ka thënë De Biasi.
 
Lista e lojtarëve te ftuar 
Lista e lojtarëve

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin