RUSI - Një ngjarje sa e çuditshme aq edhe tragjike është shënuar në rajonin rus të Uralit, ku një vajzë, pothuaj që nga lindja e saj, jeton me lopë.

Vajza është rritur duke luajtur me mbejtjet e cigareve, ndërsa prindërit e saj nuk e kanë çuar në çerdhe, por e kanë mbajtur në pronën e tyre, duke e “edukuar” kështu si kafshët.

Vogëlushja 5 vjeçare është rritur nga dy prindër alkoolistë të cilët e mbyllnin atë në dollap, kurse babai e ka rrahur shpesh.

Ajo nuk di të flasë, as nuk di të përdorë lugën, pirunin, thikën për të ngrënë, kështu që ushqimin dhe ujin e konsumon sikur kafshët, duke futur turinjtë në enë të ushqimit.

Punëtorët e shërbimit social e kanë dërguar në qendrën rehabilituese, por ata druajnë se pas një abuzimi të tillë shumëvjeçar ajo mbase kurrë nuk do të bëhet fëmijë normal.

Dimrin e shkuar punëtorët socialë ia morën një çifti të bashkëshortëve fëmijën shtatë muajsh, i cili jetonte në shtëpi të ftohtë dhe ushqehej me mbeturina të patateve dhe trangujve turshi që u mbeteshin prindërve pas ngrënies së drekës.
(gm/Shqiptarja.com)