Rusi/ Arrestohet kryeredaktori i gazetës së pavarur për një artikull kundër ushtrisë

Rusi/ Arrestohet kryeredaktori i gazetës së pavarur për një artikull kundër ushtrisë

Kryeredaktori Sergei Sokolov dhe ish-kryeredaktori i Novaya Gazeta

Kryredaktori i i gazetës së pavarur Novaya Gazeta është arrestuar në Moskë pasi akuzohet se ka diskredituar forcat ushtarake ruse. Sergei Sokolov u ndalua nga oficerët e Qëndrës Kundër Ekstremizmit, sipas njoftimit të gazetës.

Akuzat ndaj Sokolov janë administrative dhe mund të shlyhen nga një gjobë apo një burgim i shkurtër kohor. Ato lidhen me një artikull të publikuar në gazetë. Data për dëgjesën në gjykatë për Sokolov ende nuk dihet. Menjëherë vëzhguesi mediatik “Reporterët Pa Kufij” ka shprehur protestën kundër këtij arresti, që sipas tyre  “dëshmon më tej dhunën e censurës në Rusi”.

Sokolov mori udhëheqjen e Novaya Gazeta në shtator, pasi kryeredaktori i mëparshëm i kësaj gazete, Dmitry Muratov – fitues i çmimit Nobel për paqe – u shpall “agjent i huaj” nga autoritetet ruse.

Në shtator 2022, një gjykatë në Moskë revokoi liçensën e Novaya Gazeta, e cilia kishte qenë kritike me Kremlinin për vite të tëra. Disa ditë pasi Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë dy vite më parë, parlamenti rus miratoi legjislacionin që nxirrte jashtë ligjit përçmime për ushtrinë ruse ose që shpërndante “informacione të rreme” për veprimet në Ukrainë.

Një duzinë mediash të pavarura ruse u shpallën si të jashtëligjshme, ndërsa të tjera u ndaluan të raportonin në lidhje me Ukrainën. Novaya Gazeta lajmëroi në mars 2022 se do të pezullohej për periudhën e luftimeve në Ukrainë, por stafi që lëvizi krijoi një projekt të ri, Novaya Gazeta Europe, e cila ka qenë mjaft kritike ndaj pushtimit.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë