Federata e Atletikës së Rusisë, ka deklaruar se ka filluar hetimet për disa atlet  të cilët janë larguar nga garat për të evituar testin e dopingut.

Zyrtarë të federatës janë shprehur se “kanë fakte të tërheqjes masive të atletëve nga garat për shkak të kontrollit të mundshëm të dopingut gjatë një gare dimërore”.

Autoritetet e Federatës së Atletikës Ruse, kanë pranuar se mes atletëve ka patur raste të dopingut, por kanë mohur akuzat se ky doping ishte organizuar nga organet shtetërore.

Më herët atletëve rus u është hequr e drejta për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare, por u është lënë mundësia që ata të garojnë si individë dhe jo  si përfaqësues të Rusisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com