Rusi, del në dritë vajza ‘sekrete’ e Vladimir Putin, milionere e gjigandit 'Nomeko'

Rusi, del në dritë vajza ‘sekrete’ e Vladimir Putin, milionere e gjigandit 'Nomeko'

Maria Vorontsova, vajza e madhe e presidentit Vladimir Putin ka bërë një dalje publike për të promovuar sipërmarrjen e saj.

Sipas “BBC Russia” bëhet fjalë për një firme të re mjekësore me vlerë 634 milionë dollar, ngritur pranë Shën Petersburgut.

Maria Vorontsova, 33-vjeçe, dha një intervistë për kanalin shtetëror “Russia 1”, ku zbuloi se është bashkëpronare e firmës gjigande “Nomeko”, aktualisht e përfshirë në një projekt të madh investimi në sistemin shëndetësor rus.

Për Maria Vorontsova dihen shumë pak të dhëna.

Ajo zyrtarisht nuk njihet si vajza e Presidentit Rus Vladimir Putin.

Shumë pak dihet për Marian, e cila nuk është konfirmuar kurrë zyrtarisht se është vajza e Putin.

Numri një i Rusisë e ka shndërruar në mision që t’i mbajë fëmijët jashtë syrit të publikut.

Nga martesa e parë e presidentit rus me Lyudmila Shkrebneva, çifti pati dy vajza.

Maria Vorontsova ka lindur në Leningrad, ndërsa motra e saj Katerina në Gjermani, gjatë kohës që Putin ishte pjesë e KGB-së.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë