RUSI - Anëtari i Partisë së Gjelbër në Gjermani, Hans Kristian Stroebele pohoi se u takua me ish-kontraktorin e CIA-s, Edward Snowden, ditën e enjte në Moskë.
Detajet e takimit mes tyre nuk bëhen ende të ditura, dhe sipas mediave të huaja detajet e takimit sekret pritet të dalin më vonë. Stroebele e kishte postuar fotografinë e tij me Snowden në Twitter ku dhe sqaronte se ish-kontraktori i CIA i kishte dhënë një letër drejtuar autoriteteve gjermane.
Në një intervistë për televizionin gjerman ARD, Stroebele tha: "Ai e bëri të qartë se ai di shumë dhe është i përgatitur për të ardhur në Gjermani dhe të japë dëshmi.
Por, kushtet mbeten për tu diskutuar". Qeveria gjermane ishte një prej shteteve që hodhi poshtë kërkesën për azil politik nga Snowden. Aktualisht Snowden ndodhet në Rusi, pasi përfitoi azil politik në këtë vend në gusht të këtij viti.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com