Në vitin 2020 me anijen e modifikuar Soyuz një numër i kufizuar turistësh do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt hënës. Kostoja e biletës do të kushtojë 150 milionë dollar vajtje-ardhje.
 
Vendet e disponueshme për turistët e apasionuar pas udhëtimit unik në Hënë janë vetëm tetë. “Jemi në fazën fillestare të projektit, Po vlerësojmë 8 kandidatët e mundshëm që do të jenë pjesë e udhëtimit. Në mes tyre është një familje japoneze e përbërë prej katër personash”, është shprehur Vladimir Solntsev, një nga personat që po kujdeset për projektin.
 
Udhëtimi i parë është planifikuar të bëhet në vitin 2020. Në mesin e atyre që kanë treguar interes është edhe James Cameron regjisor i filmave si Avatar dhe Titanik.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com