Një vajzë 26-vjeçare e cilësuar si “lojtarja seksi e pokerit” në Rusi është gjetur e vdekur nga një goditje elektrike në tualetin e shtëpisë së saj.
Liliana Novikova ishte vetëm në shtëpi, dhe sipas policisë në trupin e saj u gjetën shenja të goditjes nga rryma elektrime. Por do jetë autopsia ajo që do përcaktojë saktë shkaqet e vdekjes së 26-vjeçares.
Ajo besohet se ishte duke karikuar telefonin në tualet në momentin kur u godit nga rruma elektrike.
Liliana kishte përfunduar studimet e larta për inxhinieri me nota të larta, dhe i ishte përkushtuar lojës së pokerit.
Ajo kishte refuzuar shumë oferta pune nga kompanitë e mëdha industriale. 26-vjeçarja u bë e njohur si një lojtare online e pokerit të vërtetë dhe u shfaq në internet në kanalet e pokerit.
Prindërit e saj u shqetësuan kur Liliana nuk po i përgjigjësh telefonatës së tyre.
Më pas ata kërkuan ndihmë nga fqinjët që të kontrollonin banesën ku panë trupin e vajzës në dyshemenë e tualetit.
Nga verifikimet e para paraprake, autoritetet thanë se e reja gjeti vdekjen nga goditja e rrymës elektrike.