MOSKE- Gjykata Kushtetuese e Rusisë miratoi sot, njëzëri, traktatin mbi bashkimin e Krimesë me Rusinë, të nënshkruar një ditë më parë nga presidenti Vladimir Putin, njoftuan burime të ndryshme.
Presidenti i kësaj gjykate Valeri Zorkin tha se Gjykata Kushtetuese konfirmoi se traktati qëndron konform Kushtetutës ruse” dhe se “Ky vendim u mor në unanimitet”.
Ndërkohë në Krime demostruesit pro rusë në qytetin e Sevastopolit kanë uzurpuar zyrat qëndrore të marinës ushtarake ukrainase. Protestuesit përdorën makinat e tyre për të çarë kordonin mbrojtës. Ata zëvendësuan flamujt ukrainas në me ato rusë dhe kërkojnë largimin e ushtarakëve ukrainas nga baza.
Komandanti i Flotës ruse në Detin e Zi, zv. Admirali Aleksandr Vitko arriti në vendngjarje ku po negocion për zgjidhjen e situatës.
Ndërkohë komandanti i forcave ukrainase në marinën ushtarake ukrainase, Mikhail Kucin informoi homologun e tij Valery Gerasimov se ka autorizuar trupat e tij të përdorin forcën sipas udhëzimeve të Ministrisë së Mbrojtjes ukrainase, pas vrasjes së një ushtaraku ditën e djeshme.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com