MOSKË - Ish-ministri rus i Financave Aleksei Kudrin ka thënë se Rusia po hyn në një krizë të plotë ekonomike, raporton Anadolu Agency .
Kudrin në një konferencë për shtyp të mbajtur në Moskë është shprehur se, duke vënë në dukje rënien deri në 2-4 për qind gjatë vitit 2015 të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Rusisë, ka parashikuar një rritje të inflacionit me dy shifra, përkatësisht 12 - 15 % në vitin e ardhshëm.
Kudrin, ka thënë se rënia e rritjes ekonomike do të jetë deri në 2 % nëse çmimi i ardhshëm i naftës do të jetë rreth 80 dollarë, dhe 4 % në rast se nafta do të jetë 60 dollarë.
Kudrin ka deklaruar se ekonomia ruse ka probleme të shkaktuara nga sanksionet dhe trendi i keq në çmimet e naftës, ai argumentoi se Rusia do të reduktojë importet deri në 40 % në vitin 2015.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com