Rusi, komandanti i 'Air Force' akuzon pilotët koreanë për 'huliganizëm ajror'

Rusi, komandanti i 'Air Force' akuzon pilotët koreanë për 'huliganizëm ajror'

Komandanti i forcave ajrore ruse i ka quajtur veprimet e pilotëve të Koresë së Jugut, në qiell mbi Detin e Japonisë, si "huliganizëm ajror"

Duke folur në një konferencë në Moskë, gjenerali Sergei Kobilash tha se "Ekipet e avionëve të Koresë së Jugut kanë vepruar joprofesionalisht. Në rajonin e ishujve të kontestuar, ata kanë ndërmarrë manovra të rrezikshme, duke kërcënuar sigurinë e fluturimit".

Sergei Kobilash tha se gjatë misionit të patrullimit ekuipazhet ruse nuk shkelën hapësirën ajrore të Koresë së Jugut.

Të martën e kaluar, dy aeroplan bombardues rus Tu-95MS, zhvilluan një mision të përbashkët patrullimi ajror me rreze të gjatë me dy bombardues kineze Xian H-6K.

Seuli pretendoi se kishte urdhëruar dy avionë F15K dhe F16K të kapnin avionin rus, që sipas tyre, kishte shkelur dy herë hapësirën ajrore të Koresë së Jugut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë