MOSKË - Krimea është pjesë e Rusisë. presidenti rus Vladimir Putin e ka firmosur dekretin e njohjes së Krimesë si shtet i Pavarur dhe Sovran. Firmosja e këtij dekreti u prit me shumë ovacione nga të pranishmit në sallën e Dumës ruse dhe gjithashtu me festime në Sevastopoli.
 
“Perëndimi më mashtroi e kaloi vijën e kuqe”, kështu është shprehur presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij në Parlament, përpara anëtarëve të Dumës, të Këshillit të Federatës Ruse dhe të 83 guvernatorëve të Rusisë. Putin përsëriti edhe njëherë se aj çka ndodhi në Kiev ishte një “Grusht shteti” i forcave ekstremiste, ultranacionaliste dhe se autoritetet aktuale në Ukrainë nuk janë legjitime.
 
Gjatë fjalimit të ditës së martë që zgjati për rreth 60 minuta, kreu i shtetit rus nënvizoi se “Krimea ka qenë dhe është pjesë e Rusisë” dhe vendimi i Hrushovit për t`ja dhënë Ukrainës, u mor duke cënuar kushtetutën Sovietike.
 
Duke iu referuar Bashkimit Europian dhe SHBA-së, Putin tha se Komuniteti Ndërkombëtar vetëm në rastin e Krimesë akuzojnë se po cenohen ligjet ndërkombëtare, por Rusisë iu kërkua ndihmë dhe ne e kemi për detyrë t`i mbrojmë këta njerëz.
 
“Popullata ruse duhet të mbrojë qytetarët e Krimesë qytetarët rusë në të gjithë botën. Krimea është toke rusë dhe ka qenë historikisht e tillë”, ka thënë Putin.
 
Duke marrë si shembull Kosovën, presidenti rus, u shpreh se në Krime u bë një referendum demokratik dhe qytetarët e saj vendosën të ndaheshin nga Ukraina, ashtu siç bënë edhe shqiptarët e Kosovës, duke u ndarë nga Serbia.
 
“Kur Kosova kërkonte pavarësinë dhe të ndahej nga Serbia, Komuniteti Ndërkombëtar nuk tha se po cënohej ligji, duke e justifikuar Kosovën, ndërsa në këtë rast ne na akuzojnë se po e bëjmë një gjë të tillë. Pra, nëse ne e pranojmë dëshirën e Krimesë, ne jemi të këqijtë dhe jemi ne që nuk respektojmë ligjet ndërkombëtare, Referendumi, ishte vullneti i qytetarëve të Krimesë”, theksoi gjatë deklaratës së tij, presidenti rus.
 
Presidenti Putin iu drejtua edhe Ukrainës, duke i këshilluar që të mos kenë besim tek ndërkombëtarët kur thonë se Rusia do t`i sulmojë. Ai nënvizoi edhe njëherë se Krima eshte Rusi se ata sëbashku janë një familje e madhe sic ka qenë dhe do të jetë përgjithmonë.
 
PUTIN: KEMI GATI LISTËN E ZEZË
Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikë dhe Bashkimi Europian, sanksionuan Rusinë, pas Referendumit në Krime, presidenti rus Vladimir Putin kundërpërgjigjet me një listë të zezë kundër Washingtonit. Me anë të kësaj liste, Rusia përgatitet të penalizojë një sërë senatorësh amerikanë dhe funksionarë të administratës së Obamës.
 
Sipas CNN-it, Putin mendon ti vendosë këto sanksione, duke filluar nga dita e sotme dhe sipas 'Daily Beast', në këtë listë të presidentit rus, është edhe senatori amerikan Dick Durbin që ka marrë pjesë në përpilimin e tekstit të sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë. Ndërkohë që mediat ndërkombëtare raportojnë se asistenca ekonomike ruse ndaj Krimesë, tani që është pjesë e Federatës Ruse, shkon në 3 miliardë dollarë në vit.
 
Kjo shumë përmbledh shpenzimet sociale, mbylljen e defiçitit dhe shpenzimet e infrastrukturës. Për t`u zgjidhur ende është çështja e furnizimit me energji elektrike dhe me ujë, që tani për tani varen nga Ukraina. Sipas Newsru.com, ka mundësi që shpenzimet e Rusisë, për t`i ardhur në ndihmë Krimesë të tejkalojnë edhe shifrën e shpenzuar për Olimpiadat dimërore të Sochi-t.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)