MOSKE - Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov është shprehur gjatë një deklarate për shtyp se nëse Perëndimi njeh qeverinë ukrainase, të ardhur në pushtet me anë të grushtit të shtetit, atëhere duhet të njohin dhe referendumin e mbajtur në Krime për t’iu bashkuar Rusisë.
Gjatë fjalës së tij, Lavrov tha se sanksionet ndaj vendit të tij i përngjajnë një ofendimi elegant dhe mbyllin të gjitha rrugët për një dialog të mundshëm për zgjidhjen e krizës në Urkainë.
Ministri i jashtëm tha gjithashtu se Moska ka informata se pas vrasjeve së protestuesve dhe policëve nga snajperët gjatë protestave në Ukrainë fshihej grupi ekstremist Sektori i Djathtë. Lavrov i kërkoi BE dhe SHBA të ushtronin presion ndaj Ukrainës për të eliminuar grupet ekstremiste në vend si dhe të kërkojnë dorëzimin e të gjitha armëve të jashtëligjshme në polici.
Të dielën ministri i jashtëm rus do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry në Paris për të diskutuar rreth situatës në Ukrainë. Në qendër të bisedimeve do të jenë gjetja e nëj zgjidhjeje për uljen e tensionit si dhe numri gjithmonë e në rritje i trupave ruse në kufirin lindor me Ukraiën.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com