MOSKË, 15 dhjetor /ATSH-AFP/ - Miratimi nga Kongresi amerikan i një ligji që autorizon sanksione të tjera kundër Moskës dhe livrimi i armëve vdekjeprurëse në Ukrainë është një gjest armiqësor kundër Rusisë, theksoi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.
"Ky gjest i SHBA-së është armiqësor, sigurisht", theksoi ministri në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve "Interfax" duke dënuar një dëshirë skrupuloze për të dënuar Rusinë për të gjitha shkeljet e mundshme dhe të paimagjinueshme.
Shefi i diplomacisë ruse u shpreh pas takimit në Romë me homologun amerikan, John Kerry ndërkohë që tensionet janë rritur ndjeshëm mes Moskës dhe Uashingtonit që prej votimit të shtunën me unanimitet nga Kongresi amerikan të "Aktit të mbështetjes për lirinë e Ukrainës".
/ /ec/ a.jor.