Rusi, “Bota nesër” show
i Asanzh nis me 17 prill

Episodi i parë i shou-t të themeluesit të Wikileaks-it, Xhulian Asanzh, do të transmetohet në televizionin rus “Russia Today” me 17 prill.
Wikileaks ka bërë të ditur se Asanzh ka përfunduar xhirimet e 12 episodeve të shou-t që mban titullin “Bota nesër” e që do të transmetohen online dhe nga kanali rus. Faqja ne Ueb nuk ka bërë publikë emrat e të ftuarve, por ka premtuar një përzgjedhje të shumëllojshme që përfshin “politikanë, revolucionarë, intelektualë, artistë dhe vizionarë”.

Wikileaks ka arritur famën pas publikimit të mijëra dokumenteve sekrete të Shteteve të Bashkuara – hap që ka zemëruar në masë të madhe Uashingtonin.
Asanzh është në pritje të një vendimi gjyqësor nga drejtësia britanike, në lidhje me ankesën e tij kundër ekstradimit në Suedi, ku do të përballej me akuzat për sulme seksuale, te cilat Asanzh i ka mohuar.
(europaelire/jd/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga politika, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Kanada/ Avioni i Delta Airlines u përmbys gjatë uljes, momenti kur rrëzohet dhe shpërthen në flakë, 18 të plagosur (VIDEO)

Kanada/ Avioni i Delta Airlines u përmbys gjatë uljes, momenti kur rrëzohet dhe shpërthen në flakë, 18 të plagosur (VIDEO)