MOSKË - Kievi duhet të paguajë për gazin që grupi rus "Gazprom" filloi dje të livrojë në territoret në lindjen separatiste të Ukrainës, theksoi kryeministri rus, Dmitri Medvedev ndërkohë që kompania kombëtare ukrainase "Naftogaz" kishte parashikuar se ajo do të refuzonte ta paguante.
"Sipas detyrimeve kontraktuale në fuqi, Kievi duhet të paguajë gazin rus. Duke parë volumin aktual të livrimeve tona, duke përfshirë këtu republikat separatiste të Donetskut dhe Luganskut, paratë e Ukrainës mjaftojnë vetëm për disa ditë", shkroi ai në faqen e tij të rrjetit social "Facebook".
"Kryeministri theksoi se partnerët ukrainas duhet të paguajnë për këtë, ose, ne do të duhet të marrim si zakonisht një vendim të vështirë", sipas një komunikate të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Facebook"./ATSH/