Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbërriti sot në Moskë për të nderuar kujtimin e ushtarëve sovjetik të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi mungoi në paradën ushtarke ruse një ditë më parë.
Merkel vendosi një kurorë me lule në varrin e ushtarit të panjohur në Kremlin, në shenjë pajtimi pasi kishte refuzuar të merrte pjesë një ditë më parë në ceremonitë përkujtimore me rastin e 70-vjetrit të fitores ndaj Gjermanisë naziste.
Duke u pritur në Kremlin, kancelarja, e cila ka luajtur këto muajt e fundit një rol kyç në negociatat për Ukrainën, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit.
"Është e nevojshme për ne të punojmë, të bashkëpunojmë edhe në situata të komplikuara dhe të përpiqemi të gjejmë zgjidhje diplomatike", konfirmoi Merkel në nisje të këtij takimi.
Rusia festoi dje 70-vjetorin e fitores së Aleatëve ndaj Gjermanisë naziste me një paradë madhështore, por pjesa më e madhe e vendeve perëndimore i bojkotuan këto festime për të protestuar kundër aneksimit të Krimesë nga Moska dhe mbështetjes së saj për separatistët në lindje të Ukrainës./
/atsh/
/Shqiptarja.com