RUSI-Një person vdiq dhe pesë të tjerë u plagosën pasi u goditën nga një makinë në Soçi, një qytet rus ku luhen disa nga ndeshjet e Kupës Botërore. Sipas mediave lokale, shoferi ishte në gjumë përpara se të hynte në grupin e këmbësorëve.
Viktima është një 63-vjeçar, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Soçi është qyteti ku do të luhet ndeshja e radhës mes Kroacisë dhe Rusisë.
Sipas raportimeve fillestare nuk flitet për një sulm terrorist por për një aksident automobilistik.
Komento