Luftanije "Mistral"
MOSKË, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ - Rusia e pranon me shumë kënaqësi rimbursimin e parave të dhëna ndaj Francës për luftanijet të tipit "Mistral", deklaroi sot një zëvendësministër rus i Mbrojtjes duke njoftuar se Parisi duhej të merrte një vendim mbi livrimin e tyre para Vitit të Ri.
"Pak rëndësi ka nëse bëhet më 31 dhjetor 2014 apo 1 janar 2015, ne presim një vendim nga Franca", deklaroi Juri Borisov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve, "Interfax".
"Ne do të jemi të kënaqur, cilado qoftë zgjedhja, luftanijet apo rimbursimin e parave të investuara", shtoi ai.
Franca përballet me një zgjedhje të vështirë. Ose ajo do të livrojë luftanijet "Mistral", dhe të përballet me zemërimin e aleatëve të saj në NATO, ose të mbajë anijet e saj të pajisura për marinën ruse dhe t'i rimbursojë çmimin, të cilit ndoshta do t'i shtohen gjoba të rënda.
Luftanijet "Mistral" janë mjete me shumë përdorime, që mund të transportojnë trupa, helikopterë, tanke apo të vendosë në ujë varka zbarkimi.
Mjete shumë të dobishme të marinës luftarake moderne, ato përdoren për manovra transportuese, për të mbajtur një shtab të përgjithshëm apo edhe një spital që është i krahasueshëm me atë që përmbush nevojat e një qyteti me 25 mijë banorë./
/G.S/  a.jor.