/ATSH-AFP/ - Ekonomia ruse mund të pësojë një rënie prej katër për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe rritje të deficitit buxhetor deri në tre për qind në vitin 2015 për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe të zhvlerësimit të rublës, vlerësoi sot ministri rus i Financave.
Anton Siluanov, i cituar nga agjencitë ruse, paralajmëroi se shkurtimet buxhetore janë të nevojshme duke kërkuar një reduktim efektiv në fushën e mbrojtjes, sektor në të cilin presidenti Vladimir Putin ka vendosur të investojë masivisht.
"Këto parashikime të reja bazohen në çmimin e naftës për fuçi me 60 dollarë dhe që një dollar këmbehet me 51 rubla", theksoi ministri.
"Në këtë situatë ne shohim një rënie me katër për qind dhe një deficit pak më shumë se tre për qind", deklaroi ai.
Rusia është goditur nga rënia e çmimit të naftës, që përfaqëson bashkë me gazin të ardhurat e saj kryesore buxhetore.
/Shqiptarja.com